Reformat në shëndetësi, prioritet sigurimet shëndetësore
Reformat në sistemin e shëndetësisë kanë disa fusha primare me të cilat përballja institucion- pacient është më e domosdoshme. Të gjithë qytetarët që duan të kenë disa përfitime në blerjen e barnave apo marrjen e shërbimit shëndetësor falas, duhet të bwhen pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aplikimi i një skeme të përshtatshme financimi nëpërmjet sigurimeve shëndetësore konsiderohet si “Alfa” e reformës në shëndetësi. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se reformat do të fillojnë në këtë këndvështrim. Por për të bërë këtë duhet të gjendet konsensusi i gjerë politik për modelin e financimit dhe rikonfigurimin e sistemit në të gjitha nivelet, pranimi dhe njohja nga publiku i përfitimeve dhe detyrimeve si dhe mbështetja financiare e përshtatshme nga buxheti i shtetit, janë kushtet madhore për reformimin. Për këtë qellim, Ministria e Shëndetësisë po mbështet grumbullimin e financave në një fond të vetëm. Përjashtim bën vetëm financimi i disa shërbimeve specifike të shëndetit publik që lidhen me vaksinimin, vëzhgimin e sëmundjeve infektive, shëndetin riprodhues, higjienën, të cilat pritet të financohen nga buxheti i shtetit.
7 Qershor 2008