Holtkemper: Nje demonstrate e dyte, vertet shume e rrezikshme Arben Muka
Situata ne Shqiperi eshte e tensionuar, sidomos pas demonstrates se opozites qe u shoqerua dhe me trazira te dhunshme ku mbeten te vrare 3 persona, nderkohe qe dhjetera te tjere jane plagosur. Si do ta vleresonit kete atmosfere qe duket se na rikthen ne ngjarje te tjera te ngjashme gjate viteve '90?
Humbja e jeteve njerezore eshte nje gje per te cilen na vjen vertet shume keq. Cdo viktime ne ngjarjet e fundit eshte nje humbje e madhe. Ne i bashkohemi zise dhe trishtimit te familjeve te viktimave. Ju keni te drejte kur thoni se situate eshte shume e tensionuar, por une mendoj se historia nuk do te perseritet. Kjo eshte nje histori e re e cila vjen si pasoje e antagonizmit mes dy partive kryesore ne vend, PD dhe PS, te cilat se fundmi e kane transportuar bllokaden ne rruget e qytetit. Shpresojme qe ne te ardhmen e afert situate te c'tensionohet, nga te gjitha palet te hiqet dore nga dhuna dhe qe te gjithe personat pergjegjes te politikes t'i zgjidhin problemet ne rruge paqesore.
Te dyja palet duken te palekundura ne qendrimet e tyre deri me tani. Bejne nje vleresim bardh e zi per ate qe ka ngjare me 21 janar ne bulevardin qendror. Mazhoranca dhe opozita kane paralajmeruar tubime qe i konsiderojne si paqesore per kete fundjave. Per hir te se vertetes nga mazhoranca ka rivleresim per ta shtyre tubimin e se shtunes. E shikoni kete si nje shkas qe tensioni dhe aktet jashte kontrollit te pershkallezohen?
Ne atmosferen aktuale une personalisht, por dhe kolege te mi nga BE ose OSBE-ja gjykojme se levizjet e ardhshme demonstrative jane vertet shume te rrezikshme. Ne te gjithe kemi zhvilluar biseda te gjata si me kryeministrin Sali Berisha ashtu dhe me kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe shefin e opozites, Edi Rama te cilat kane patur per qellim rakordimin per te hequr dore te pakten per momentin nga njoftimet per demonstrata ose ose levizje demonstrative te reja. Ky mesazh po i percillet dhe dy partive kryesore ne vend nepermjet te derguarit te posacem te BE-se, si nje thirrje qe dy kundershtaret te ruajne qetesine dhe se vetem nepermjet dialogut konstruktiv Shqiperia mund te ece perpara. Ne kete kontekst eshte nje tregues inkurajues qe ka gatishmeri per te hequr dore nga tubimi i paralajmeruar prej PD-se dhe shpresojme qe edhe PS e pjesa tjeter e opozites te bejne te njejten gje.
Para demonstrates antiqeveritare te se premtes qe shkoi, por dhe pas saj ka patur intensitet te apeleve te nderkombetareve, qe palet te permbahen dhe te ulen per dialog. Por deri me tani keto mesazhe ose jane lexuar pjeserisht, ose nuk jane marre ne konsiderate. Sa besoni qe i derguari i posacem i baroneshes Ashton do te kete sukses ne misionin e tij aktual?
Ne te gjithe shpresojme qe udhetimi i delegacionit te BE-se te jete sa me i suksesshem. Vijoj te kem ndjesine se te dyja palet i kushtojne rendesi faktit, se ato kerkojne vleresim ne BE. Te dyja palet i kushtuan rendesi te madhe sqarimit te pozicionit te tyre perkundrejt ambasadoreve te BE-se dhe ambasadorit te OSBE-se. Kjo eshte nje gje shume pozitive. Te dyja palet gjithashtu jane te vetedijshme, se nese Shqiperia kerkon te behet anetar i BE-se, sigurisht qe i duhet te ruaje dhe respektoje parimet e demokracise dhe shtetit ligjor.
Me nje vendim te parlamentit vetem me votat e mazhorances eshte ngritur dhe ka nisur nga puna nje komision hetimor deputetesh per te zbardhur ate qe ngjau me 21 janar dhe angazhimin e institucioneve ne ato keto zhvillime. Mendoni se kjo iniciative parlamentare do te ndikoje tek hetimet qe eshte duke bere prokuroria?
Natyrisht qe ngjarjet e dates 21 janar duhet te sqarohen ne menyre te plote dhe ne kete kontekst ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar do te ishte nje ndihme. Por per fat te keq ky komision, sic e thate dhe ju, u ngrit vetem me votat e mazhorances. Nuk do te thote qe me ngritjen e ketij komisioni ezaurohet te themi roli i sistemit te drejtesise. Ne nje shtet ligjor, per fat te mire ne demokraci kemi ndarje te pushteteve. Dhe une mendoj se sistemi i drejtesise luan nje rol jashtezakonisht te rendesishem per transparencen e rasteve e ngjarjeve te tilla. Cdo komision, cdo strukture tjeter qe do te hetonte ne kete kontekst do te ishte nje ndihme e madhe, por sistemi i drejtesise ka nje rol te pazevendesueshem.
A keni ndonje apel per klasen politike shqiptare ne keto momente te ngarkuara me tension?
Shpresoj qe te dyja palet, te dy partite kryesore ne vend te mund te perpiqen te kalojne konfliktin mes tyre, ne interes te tyre dhe ne interes te vendit dhe shpresoj shume qe per fundjaven e ardhshme levizjet demonstrative, ose demonstratat e paralajmeruara, qofshin keto dhe me qellimin me paqesor te mundshem te pakten te mos zhvillohen per kete periudhe. Pertej kesaj uroj qe te dyja palet te gjejne nje raport dialogu politik konstruktiv mes tyre, i cili te zhvillohet brenda institucioneve, brenda parlamentit.