E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Demonstrata e dhunshme, kapitullim politik i Edi Rames

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e cileson demonstraten e dhunshme te dates 21 janar si kapitullimi politik i kreut te PS-se, Edi Rama. Ne nje interviste dhene per emisionin "Opinion" ne televizion "Klan", Imami shprehet se Rama solli modelin me te keq te protestave ne vend. Ai hedh poshte dhe pretendimin se demonstrata te tilla behen nga partite politike ne vende te ndryshme te BE-se. "Ne Itali apo ne France, qe jane kultura e manifestimeve kontinentale, kur dalin lideret, mund te nxjerrin edhe 1 milione vete ne sheshet e Romes, por ka qetesi, ka rregull, tregohet kultura e nje populli dhe ata dalin per nje problematike te caktuar, por nuk ushtrohet dhune dhe nuk dalin prapa deputetet ne vendet ku ushtrohet dhune. Kjo ishte e turpshme. Ky ishte akti i fundit qe mund te kete edhe replay (perseritje) edhe te premten, apo te premten e ardhshme. Ne fakt eshte akti i fundit politik i z. Rama. Eshte nje kapitullim i kesaj politike dhe i autorit te saj", tha Imami. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se turma qe sulmoi institucionet dhe policine nuk perfaqesonte Partine Socialiste. Ai u shpreh se policia reagoi me qetesi dhe matur, ndersa perballe kishte njerez qe nuk respektonin as flamurin kombetar. "Policia eshte terhequr nen presionin e gureve. Jane gjuajtur edhe me flamurin kombetar. E tille ishte ajo turme qe mund te qellonte me flamurin kombetar. Nuk kishe ardhur per ta mbajtur lart ate flamur dhe sigurisht policia gjate gjithe kesaj kohe nuk ka reaguar ne sulm. Nuk u tregua e ashper dhe ne sot kemi me shume policise te lenduar sesa qytetare, perjashtuar faktin e tre viktimave", tha Imami. Ai u shpreh se Shqiperia eshte nje vend i NATO-s dhe u beri apel qytetareve qe te sillen si te tille. "Jemi vend anetar i NATO-s, duhet te sillemi me seriozitetin e ketij anetaresimi. Sot 600 ushtarake shqiptare jane jashte kufijve te atdheut. Keta ushtare jane derguar per te mbajtur stabilitetin e qeverise Karzai, nderkohe qe kreu i PS-se me nje grusht njerezish po perpiqet te destabilizoje qeverine ketu", u shpreh Imami. Duke folur per punen e institucioneve, Imami tha se ne Sherbimi Informativ Ushtarak (SHIU) ka dyshime se ne demonstrata te tilla mund te kete edhe element te sherbimeve te huaja. "Ne situata te tilla anarkie dhe destabiliteti sic ishin ato te 21 janarit, nuk mungojne si rregull edhe elemente qe lidhen me sherbime te huaja, ndoshta edhe me frymezime te caktuara ideologjike qe nuk do te deshironin stabilitet per nje vend qe eshte anetar i NATO-s. Shqetesimi yne eshte ne keto protesta te organizuara nga Edi Rama te mos infiltrohen edhe element te tjere, te cilit do te ishin ne dem te vendit dhe te sigurise kombetare. Per kete kishte informacione se mund te ndodh dicka. Nuk mund te them me teper, SHISH e ka kete kompetence", tha Imami. Qamil Xhani

Ushtria
"Nuk ka pasur kerkese per futjen e ushtrise ne aksion per demonstraten. Ka pasur vetem pyetje apo sugjerime nga miqte tane. Sugjerime qe a keni mundesi t'i perdorni keto forca sepse ne vend te tjera, anetare te NATO-s, ne situata te tilla forcat edhe jane futur ne veprim", tha dje Imami, duke shtuar se ushtria nuk mund te perdoret ne keto situata, por vetem "ne raste te jashtezakonshme, disa reparte per ruajtjen e godinave".

Viktimat
Ministri i Mbrojtjes ka theksuar ne deklaraten e tij, se pavaresisht ngjarjeve viktimat kane qene ne planin e Rames. "Objektivi ka qene qe ne perpjekje, ne nje konflikti te caktuar mund te ndodhin dhe aksidente te tilla. Nese Rama tha se nuk merret pushteti me dhune, pse i futi njerezit atje?", tha Imami. Nga ana tjeter, Ai u shpreh se menyra sesi u soll kreu i PS "i eshte drejtuar te drejtes natyrore dhe jo ligjeve te vendit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›