Holtkemper: Presidenti të zgjidhet me shumicë votash

Ajo shtoi se është e rëndësishme që kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me shumicë votash.
Ajo u ndal edhe në procesin e reformën zgjedhore, duke nënvizuar se "politikanët shqiptarë e kanë treguar edhe herë tjetër se kur kanë vullnet, mund të bëjnë që çështjet të zgjidhen në kohë".
Ajo ishte në universitetin "Fan S.Noli" të Korçës, në kuadrin e Akademisë Evropiane, ku Holtkemper, bëri një përshkrim të situatës ekonomike aktuale të vendeve të Eurozonës, natyrën e krizës globale, shqetësimet që ka gjithë zona e Euros dhe mënyrat e rimëkëmbjes së saj.
Duke folur për situatën aktuale ekonomike të vendeve të Eurozonës, Holtkemper vuri në dukje se "kriza e borxhit në vendet e BE-së filloi të shndërrohet në një krizë besimi dhe qëllimi ynë është për një angazhim të të gjithë anëtarëve të Eurozonës për të patur një përgjegjësi fiskale, duke vlerësuar ashpërsinë e krizës dhe përmes një menaxhimi afatshkurtër të saj". "Gjermania është spiranca e stabilitetit në zonën e Euros dhe teoria se Gjermania nuk ushtron solidaritet për menaxhimin e krizës, është një legjendë urbane", tha Holtkepmer. /Start/
2012-05-23 15:50