E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 2 prilli në Shkodër, homazhe në nder të 4 dëshmorëve

Në 20-vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 Prillit në Shkodër, në nderim e respekt të kujtimit të katër dëshmorëve të demokracisë që u vranë gjatë asaj proteste, te pranishem ishin kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli sikurse dhe deputetë të qarkut Shkodër te cilet vendosen kurora me lule mbi memorialet e tyre.

“Shkodra nuk pranoi shtypjen e komunizmit. 2 prilli 1991, ditë historike. Jemi mbledhur të përkujtojmë ditën historike. Në 2 prill 1991, i thamë “jo” regjimit komunist. Sot nderojmë 4 dëshmorët e demokracisë” deklaroi kryeministri Berisha.

Nga memoriali, i gjithë grupi i politikanëve kanë shkuar në varrezat e Shkodrës ku edhe aty, ato kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora te katër dëshmorët e Shkodrës, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›