E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos 23-vjeçarin, pranga të riut

SHKODËR- Ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 23-vjeçar, duke e plagosur atë, ndërsa është kapur nga polica pas rreth një muaji. Burime të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur ndalimin e 22-vjeçarit, Nukë Selimi, me banim në fshatin Dobraç të komunës Rrethina në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasjen në tentative të 23-vjeçarit Denis A, ngjarje kjo e ndodhur më 26 shkurt të këtij viti, në fshatin Dobraç. Pasi kishte qëlluar mbi 23- vjeçarin, duke e plagosur, autori i dyshuar Nikë Selimi kishte mundur të largohej. Shërbimet e policisë pasi kanë marrë informacion për lëvizjet e tij kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me strukturat e krimeve të rënda kanë bërë të mundur kapjen e tij në afërsisë të zonës së banimit. Mbi 22-vjeçarin Nikë Selimi rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtjes pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›