Homazh amerikanes Rose Wilder Lane
"Nëse nuk e sheh Shqipërinë, humb një nga rastet e rralla në jetë. Në gji të atyre maleve, një ditë larg prej këtu, njerëzit jetojnë si kanë jetuar para njëzet shekujsh… para grekëve, romakëve apo sllavëve. Atje lart ka qytete parahistorike, legjenda të vjetra, këngë, zakone për të cilat s'di askush…", shkruante në vitin 1923 në librin e saj për Shqipërinë "Luginat e Shalës", udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane. Pë nder të saj, shtëpia e lavdishme dikur "Naim Frashëri" që pat botuar shqip "Luginat e Shalës", dhe shoqata "Tomorri", organizojnë sot në orën 15.30 në Hotel Tirana, përurimin e librit "Zonja Lane për Shqipërinë", një tjetër vepër e shkrimtares dhe gazetares amerikane, e përkthyer në shqip nga Dori S. Molla.
Në udhëtimet e saj nëpër Shqipëri ajo dokumentoi dhe vlerësoi kulturën dhe historinë e lashtë të shqiptarëve, bukurinë e natyrës dhe të shpirtit të njerëzve që njohu. Shënimet e saj të udhëtimit 1920-1922 i botoi në Nju Jork dhe në Londër në vitin 1923 me titullin "Peaks of Shala".
Veç kontributit rutinë që në mënyrë të pashmangshme kanë dhënë udhëtarët e huaj në Shqipëri në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, R. Ë. Lane u përpoq për çështjen shqiptare. Është vlerësuar dhe si mike e shkollës "Harry Fultz" të cilën e ndihmoi për kompletimin e bibliotekës.