E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrugën për në Shqipëri ma hapi Naim Frashëri"

 
 
Një ekspozitë e veçantë është hapur dje në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.Mjeshtri iranian i pirografisë, Morteza Nadaf, ka sjellë për publikun shqiptar nga vend i tij një galeri të tërë pikturash, kryesisht vizatime në dru. I ftuar nga fondacioni kulturor "Saadi Shirazi", në kuadrin e Vitit Ndërkombëtar për Rumiun (poeti dhe filozofin persme famë botërore), piktori paraqet disa nga punimet më të mira. "Para se të vija në Shqipëri, - thotë për gazetarët Nadaf, - mora një informacion më të gjerë për kulturën dhe historinë e vendit tuaj. Mbi bazën e një fotoje, kam realizuar edhe një portret të poetit kombëtar shqiptar, Naim Frashëri. Kam ardhur bashkë me Naimin në Shqipëri, pasi ai është poeti që ka shkruar librin e tij të parë me poezi, pikërisht në gjuhën time, në persisht. Prandaj, nuk mund të vija në atdheun e tij pa një pikturë kushtuar atij". Krahas Naim Frashërit, që Nadaf e fut në radhën e profetëve, ai ka sjellë edhe piktuara për figura të tilla të besimit si Abaz Aliu, Krishtin apo Shën Mërinë si edhe disa motive të pikturimit të shqiponjës në dru.
Piktori Morteza Nadaf, aktualisht 27 vjeç, profesor i pirografisë në universitet, vlerësohet një zbulim i artit bashkëkohor iranian, falë teknikës së veçantë, atë të pikturimit mbi dru. Madje, Nadaf, ka arritur të pikturojë edhe mbi kokrra gruri, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm në vendlindje, por në shumë qarqe ndërkombëtare artistike. Nadaf ka arritur të realizojë shkrimin më të vogël Kuranor në botë mbi një kalli gruri me gjatësi 17 mm. dhe gjerësi 4 mikron. Pirografia është art i gdhendjes me djegie në dru. Iraniani Morteza Nadaf konsiderohet gjeni i këtij lloj arti në botë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›