Nata e dytë, sot zgjidhen finalistët
Nata e dytë pret 14 këngë të tjera në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Pas 15 këngëve të prezantuara natën e parë, sot ngjitet grupi i dytë i konkurrentëve. Ekzekutimi i parë i takon një veterani të festivaleve në RTSH, Kozma Dushit me këngën "Tatuazh në kujtesë", për të vazhduar me këngëtarët Devis Xherahu, Blerina Shalari,Voltan Prodani, Ada Gurra, Agim Poshka, Greta Koçi, Olta Boka, Samanta Karavello, Mariza Ikonomi, Vesa Luma, Jonida Maliqi, Mira Konçi dhe Redon Makashi. Natën e mbyll grupi "Kthjellu" me këngën "Dhomë". Ashtu si edhe natën e parë këngët konkurruese interpretohen edhe në variantin e përpunuar në formë kolazhesh nga të tjerë këngëtarë jo në konkurrim. Sot pas prezantimit të të gjitha këngëve, pritet që juria të përzgjedhë finalistët e natës së tretë.