Quintetto Denner në Akademinë e Arteve
Koncerti i së dielës, 16 dhjetor, ora 19.00, në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë sjellQuintetto Denner. Me pjesëmarrjen e artistëve Guerrino Allifranchini, Alessandro Bardella, Giancarlo Buratti, Giorgio Rondi dhe Filippo Rodolfi. Më 17 dhjetor Quintetto Denner jep koncert në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës dhe më 18 dhjetor në Shkollën e Muzikës në Vlorë. Ditën e fundit të qëndrimit në Tiranë, më 19 dhjetor, do të jenë për një masterclass në Akademinë e Arteve. Ky tur zhvillohet në kuadrin e Klasik, edicioni i tetë i Sezonit Ndërkombëtar të Muzikës, i organizuar në Shqipëri nga shoqatat "Syri Blu" dhe "Miqtë e Muzikës" në bashkëpunim me ambasadat e Francës, Greqisë, Gjermanisë, Hollandës, Italisë, Izraelit, Kroacisë, Rumanisë, SHBA, Spanjës dhe Zvicrës.