Mbrëmje shqiptare në Bruksel
Komuniteti shqiptar në Belgjikë organizon nesër në kryeqytetin e vendit, Bruksel, "Ditën e kulturës shqiptare. Në program parashikohet ekspozitë pikture, koncert dhe një seancë informative për Shqipërinë dhe për komunitetin shqiptar me pjesëmarrjen eGjovalin Kolës (shkrimtar/ gazetar), Lek Pervizit (shkrimtar/ historian), Kolë Gjeloshaj dhe Safet Kryemadhi (politologë). Në ekspozitën e pikturës marrin pjesë artistët Shkëlqim Aliaj, Gentian Çela dhe Leonard Pervizi. Kuarteti "Gjovalin" mbyll ditën e kulturës shqiptare.