Homazhe në nder të shkrimtarit Zyhdi Morava
Shkrimtari Zyhdi Morava është përcjellë për në banesën e fundit me homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar. Morava ndërroi jetë pasditen e së premtes, pas një sëmundje të rëndë. Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek për motive politike. Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Zyhdi Morava do të kujtohet nga miqtë, kolegët, të afërmit dhe lexuesit si shkrimtar i talentuar, si njeri që nuk u pajtua me normat dhe barrierat e regjimit komunist, duke lënë gjurmë të thella, në vetëdijen e lexueseve dhe bashkëkombëseve të tij”, - thuhet në një deklaratë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek për motive politike. Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish të përndjekurve politikë. Gjithashtu në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti",”E vërteta” dhe “Republika”. Pas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezisë ashtu edhe të prozës. Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, vëllimi me tregime “E papritura” në të cilën spikatin novela “I huaji” dhe tregimet “Kusia e zbrazur” etj, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” e “Veçanta e një dashurie” roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendtë” akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005. Në vitin 2005 Zyhdi Morava zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh
Përkujtohet 150 vjetori i komponistit Gustav Mahler
Në vitin 2010 kanë përvjetor ditëlindjesh disa kompozitorë: Pas përvjetorit të 200-të të lindjes së Frederik Shopen-it dhe Robert Shuman-it, e ka radhën tani 150 vjetori i lindjes së Gustav Mahler-it. 50 vjet më parë simfonitë e tij ishin harruar, kurse sot ato janë më popullore se kurrë. Pse? Stefan Blunier i cili filloi këtë sezon një cikël të Gustav Mahlerit me simfoninë më monumentale të tij, me atë të tetën, të ashtuquajturën "Simfoni e një mijës", thotë: "Simpfonia e tetë është ngjarje, sepse me të mobilizohen masat, ajo shkon në kufijtë e volumit decibel dhe kjo është ajo që hipnotizon njeriun modern, që jep maksimumin edhe nëse nuk është mësuar me muzikën klasike, preket shumë nga orkestra 200 vetëshe dhe nga korri me 500 vetë”. Çdo orkestër e madhe do të luajë këtë vit pjesë të Gustav Mahler-it. Edhe Stefan Blunier ka filluar një cikël të veprave të Mahler-it me orkestrën Bethoven të Bonit. "Unë mendoj se interesantja është pikërisht ngacmimi ekstrem, sepse nuk ekziston asnjë kompozitor kaq ekstrem sa Mahler, ai kërkon maksimumin si në lehtësi ashtu dhe në vështirësi, si në fortissimo ashtu edhe në piano. Luajtja e muzikës siç e kërkon ai, është gjithnjë me hapësirë të lirë. Nganjëherë mund të zhytesh krejtësisht në tingujt, por përpunimi i duhur i tyre kërkon shumë punë dhe kur muzikantët e ndjejnë se është duke punuar në drejtimin e gabuar, atëherë rritet ambicja edhe më shumë, dhe kur muzika arrihet atëherë ajo është shumë radikale."
Veprat simfonike të Mahler-it nuk e kanë patur të lehtë
Ato nuk u kuptuan aspak nga bashkëkohësit, kurse më vonë u vlerësuan si "të degjeneruara" dhe në periudhën moderne të pasluftës u zhvlerësuan si pompoze dhe të mbingarkuara. Në vitin 1071 filloi një renaissance e Mahlerit me një film. Luchino Visconti përdori për filmin e tij "Vdekje në Vendedik" Adagietto-n e Simfonisë së 5-të të Mahler-it duke shkaktuar kështu një bum të Mahler-it.
Çfarë është kaq hipnotizuese në muzikën e tij?
"Mendoj se është e pakapshmja. Ata që kanë ndjeshmërinë, dallojnë në të një potencial të madh. Natyrisht, që është si balsam për shpirtin, tek Mahler ka shumë kiç, një fjalë që zviceranët nuk e përdorin me kuptimin negativ si këtu në Gjermani, edhe në simpfoninë e gjashtë me ngadalësinë e saj, por edhe me arkaiken dhe dëshpëruesen, përshtatet me kohën tonë”. Simfonitë e Mahler-it kanë patur vendin e tyre të padiskutueshëm në jetën koncertore gjermane dhe do të jenë pjesë e punës së orkestrave edhe në të ardhmen. Pas 150 vjetorit të lindjes së kompozitorit, pason 100 vjetori i vdekjes.
12 Korrik 2010