E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe në ndertë Gjergj Zhejit nëambientet e TOB

TIRANE- Sot në mesditë, në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit u zhvillua ceremonia e homazheve në nder të përkthyesit dhe studiuesit të shquar të letrave shqipe, Gjergj Zheji, i cili u nda dje nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, ministra, deputetë, studiues dhe personalitete të larta të letrave shqipe dhe qindra qytetarë, nderuan jetën dhe veprën e gjatë në shërbim të kombit të Gjergj Zhejit.
Shkrimtar, përkthyes studiues i letërsisë dhe kulturës shqipe, Gjergj Zheji vlerësohet si një personalitet që ka vënë disa gurë themeli në ndërtesën e kulturës shqiptare.

Kryeministri Sali Berisha duke nderuar përkthyesin dhe studiuesin e letërsisë dhe kulturës shqipe tha, se "bota e mendimit shqiptar humbi një prej kolosëve të saj të vërtetë".
Kryeministri Berisha la gjithashtu një shënim në librin e përshtypjeve për këtë figurë të shquar të letrave shqipe. Kreu u Qeverisë vlerësoi se "Gjergj Zheji i përkiste asaj elite shqiptare që me punën e tij pasuroi aq shumë letrat shqipe dhe bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore".

Presidenti Topi deklaroi: "Ndjehem i trishtuar, pasi është ndarë nga gjiri i familjes dhe shoqërisë një nga figurat më intelektuale të kombit, që do mbahet mend në memorien e kombit, jo vetëm si përkthyes me vlera të jashtëzakonshme, por edhe si hulumtues dhe studiues i rrënjëve të veprave më të çmuara të literaturës botërore", tha Presidenti Topi.
Presidenti vlerësoi se "Gjergj Zheji mbahet mend mbi të gjitha si një njeri shumë i thjeshtë me tipare të patjetërsueshme qytetare".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›