Synimi: ‘kopilin’ tjetrit në prehër
është e njohur dhe e përdorshme gjerësisht kjo shprehje e trashëguar nga e kaluara. E përdorshme dendësisht, sidomos kur dëgjohet jo rrallë që u gjetën ca foshnje në hyrjet e pallateve. Madje, nuk mungojnë edhe rastet, kur zërat e dhimbshëm të embrioneve të shoqërisë vijnë prej kazanëve të mbeturinave. E klithshme, e hidhur, por e vërtetë. Në një kohë tek presim që vendi të marrë një fytyrë të re me tipare europiane dhe njerëzit të sillen sipas rregullave të moralshme të së ardhmes.
Disa mund të habiten me vënien në dukje të këtij fakti. Mund të habiten edhe me kurajën e shkruesit të këtyre radhëve, që nxjerr në krye të tyre një realitet tejet të trishtë, i cili megjithatë nuk mund të përbëjë tërë relievin shumëplanësh të një shteti që duhet t’i hedhë sytë përpara, përpara dhe vetëm përpara.
Mirëpo, këtyre të çuditurve namuzlinj mund t’u përmendet se, në një vend që dyshohet të qeveriset nga një pushtet i jashtëligjshëm, vështirë të pritet që të ruhen të paprekura cipat e moralit. Edhe kur kjo shpuarje, më falni, shqepje e këtyre cipave të holla, sipërfaqshëm bëhet ndonjëherë me shumë mirësjelljeje. Me atë lloj mirësjelljeje, që prej kohësh është shfaqur si ai meteliku i Makiavelit, me të cilin ky i fundit paguante lolot e mashtruar dhe të nënshtruar prej tij.
***
“Pa dyshim, unë mbetem i përkushtuar ndaj idealeve të mia të para në jetën time politike, të cilat ishin shumë të thjeshta: vota e lirë, fjalë e lirë” – kështu u prezantua fundjavën e shkuar Kryeministri aktual i Shqipërisë në përshëndetjen që i bëri Takimit XXVII Ndërkombëtar ’Siguria Globale, Sfidat në Rritje’, mbajtur në Berlin. Sigurisht, këto fjalë për cilindo që i dëgjoi, atje - në Gjermani ku u shprehën, këtu - në Shqipëri ku u transmetuan, gjetkë e gjetkë – ku u nënqeshën, nuk u morën as plotësisht dhe as seriozisht për të vërteta. Sepse, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik në tërë këtë hartë politike, prej vitesh kishte dashur që, së paku, votimet e vitit 1996 në Shqipëri dhe ngjarjet që i pasuan ato të mbeteshin një kujtim i pakëndshëm dhe të krahasoheshin me një ëndërr të keqe.
Megjithatë, asgjë nuk e pengon këtë Kryeministrin tonë, që të veprojë përsëri si artist i konflikteve kombëtare. Sigurisht, duke bërë ndonjë tërheqje jashtë shtetit, kur gjendja për atë vetë bëhet e rrezikshme. Por, edhe duke arritur brenda vendit atë acarim dramatik që mendon se i duhet. Sepse, në përfytyrimin e tij, i gjithë zhvillimi historik nuk është dhe nuk mund të jetë shpikur veçse për kënaqësitë dhe ngërçet personale, si edhe për dinakëritë dhe deliret aluçinante të kavalierit Sali Berisha. Të këtij kavalieri, që është përpjekur t’i nxjerrë namin vetes si një lider i vërtetë, por që dështimet e njëpasnjëshme dhe pa ndërprerje e kanë detyruar të fusë në drejtimin e punëve gjithë hipokrizinë dhe kontradiktat që përbëjnë thelbin e berishizmit. Të kësaj dukurie, së cilës tani edhe shumica e ndjekësve të vet nuk para i besojnë. Pa përmendur këtu edhe skepticizmin aktualisht të ndjeshëm të aleatëve të tij ndërkombëtarë të dikurshëm, kur nga Shqipëria e fillimit të viteve ’90 buçiste zëri për luftën ndaj komunizmit.
Sidoqoftë, siç është theksuar jo vetëm një herë dhe provuar gjithashtu mijëra herë, edhe fantazisë më të shfrenuar i vihen ca kufij. I vihen nga bartësit e kësaj fantazie, nga nxitësit e saj, apo nga të tjerë që mendjen dhe shpirtin i zotërojnë e i orientojnë më drejt. Dhe, dihet që këtyre të fundit, mjaft popuj u mbeten mirënjohës, ashtu sikurse ka ndodhur me popullin tonë gjatë historisë së tij të vjetër dhe të re. Nejse, mbase do të ishte më mirë që të ndalemi në ngjarjet më të fundit, duke vijuar t’i përmbahemi edhe përshëndetjes që bëri Berisha në Berlinin e sotëm të ’Sigurisë Globale...’.
“Këto zgjedhje ishin unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën në një situatë totalisht të ndryshme, me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti”. Gjatë atyre minutave në mes mjaft personaliteteve europiane, kryeministri ynë dëshmoi edhe një herë se, ashtu sikurse i është bërë zakon të gërshetojë frazeologjinë demokratike me kërcënimet e cubave, ende qenka në gjendje që të përpiqet për të maskuar politikën e spekulimit me tiradat plot lëvdata; di të hiqet si mbrojtës, kur në të vërtetë tradhton; të paraqitet si sulmues, kur në fakt është nxitës; të lajkatojë armikun fiktiv dhe të dëshpërojë aleatin e rremë; të hidhet në anën e të fortit kundër të dobëtit; të ulërasë me fjalë të guximshme, kur vjen çasti ta sikterisin nga postet e mbajtura dhe vet ai t’ua mbathë këmbëve nga përgjegjësitë e tyre.
Këto karakteristika u deklamuan dhe ushtuan më me forcë në atë sallë, ku pjesëmarrësit nga Kontinenti ynë, pavarësisht duartrokitjeve etike të tyre, përsëri pyesnin veten: Përse nevojiteshin këto retorika, kur mund të kurseheshin fare mirë me hapjen në Tiranë sa më parë të kutive të procesit shqiptar të votimit të vjetshëm? Kur ky vend ballkanik kërcënohet nga destabilizimi prej një konflikti kompleks të zgjatur, përse u dashkeshin siguruar ata që ngjarjet u zhvillokërkan në mënyrë të kënaqshme? Kur Kryeministri ynë i përshëndeste me frazën: “Unë vendosa të pranoj çdo propozim të opozitës dhe kisha të drejtë. Detyra e qeverisë sime është t’i jap siguri të plotë opozitës”, përse u synohej që të vlerësoheshin tani, n’atë sallë, shpenzimet e jashtëzakonshme nga xhepi i popullit shqiptar që kishte bërë ky njeri kaq shpirtbutë, për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike? Përse, përse xhanëm, nuk u detyrokërka të heshtë populli shqiptar, rrapëtima e protestave të mëdha të të cilit i tregon botës që atij i është shkelur dinjiteti dhe një nga të drejtat më themelore të njeriut? Përse nuk qetësohet gjendja, përderisa kryeministri i tyre shprehet me plot gojën në Berlin që: “Unë jam shumë i bindur se, si qeveri duhet të bëjmë çdo gjë që t’i japim sigurinë më të mirë opozitës”?
***
Pyetje të tilla vazhdojnë të bëhen, duke u kërkuar prej tyre përgjigje të qarta dhe të sakta. Aq më tepër, kur pikërisht këto ditë këtu te ne maxhoranca qeverisëse, që inspirohet dhe komandohet nga ky fisnik i dyshimtë, po ndërmerr me arrogancë nisma, si: kthimi te ideja e lustracionit, te votimi i hapur në parlament për dhënien e pëlqimit të emërimit të personave kushtetues, te heqja e imunitetit parlamentar etj, etj, për vlerat dhe efektet ligjore të disa prej të cilave vet Këshilli i Europës ka kundërshtuar, Komisioni i Venecias ka shprehur opinione negative dhe Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendime mohuese. Pyetjet e mësipërme i drejtohen, më së pari, qeverisë shqiptare, ashtu sikurse edhe për darkën e punës te ’Krokodili’ i Strasburgut, përveç ftesës dërguar dy liderëve të palëve shqiptare në konfliktin e rëndë politik, letra shpjeguese për këtë rast dhe shans të zgjidhjes së këtij konflikti mbante posaçërisht adresën e Berishës.
është e dukshme që këto nisma, këto veprime synojnë që ta shpërqendrojnë vëmendjen nga thelbi i konfliktit, por që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër, veçse e acarojnë më tej situatën, në vend që ta qetësojnë atë dhe t’i lihet vend arsyes së ftohtë për të përligjur pretendimet e opozitës. Në fund të fundit, t’i lihet kohë maxhorancës dhe liderit të saj që të shtyhet sa të jetë e mundur më shumë kryerja e transparencës së procesit zgjedhor të vjetshëm dhe vënia e pikave mbi shumë ’i’, për kryerjen në mënyra krejtësisht demokratike të votimeve të ardhshme. Ndërkaq, që t’i arrihet këtij synimi, metoda që po zbatohet nga maxhoranca jonë qeverisëse është krijimi i një opinioni të gjerë, brenda dhe jashtë vendit, se nuk është ajo që shkel Kushtetutën dhe nuk kryen transparencën, por vet opozita, e cila me pretendimet e saj s’duhet të gjejë mbështetjen e popullit dhe të faktorit ndërkombëtar. Pra, t’i lihet ’kopili’ tjetrit në prehër.
Mirëpo, faktet tregojnë se, revoltat e vazhdueshme të një mase të gjerë të popullsisë shqiptare, edhe kur Partia Socialiste nisi të marrë pjesë aktivisht në punimet e Kuvendit, si edhe qëndrimet zyrtare të aleatëve tanë strategjikë, nuk pranojnë këtë spostim të një produkti themelor për jetën e ardhshme, që dyshohet të jetë antiligjor. Prandaj, nuk mund të mos konsiderohet e arsyeshme kërkesa për të zbardhur të vërtetën, e cila në qoftë se do të shfaqej e hidhur dhe e dhimbshme, si të gjitha shëmtirat e kësaj bote, të merreshin masa për të mos u konfiguruar më si e tillë.
Kjo kërkesë nuk është një tekë e opozitës që nxitet prej inatit të saj për mosmarrjen e pushtetit. Nuk është as nxitim i ndërkombëtarëve për të mos pasur për një kohë të gjatë telashe që vijnë prej një vendi të vogël dhe të varfër ballkanik, i cili pas zgjedhjeve të dyshimta të qershorit të kaluar vetvetiu i është prezantuar rrezikut për t’u krahasuar ky vend me Armeninë e vjetshme, ku u vranë edhe shtatë deputetë të saj. Jo, kjo kërkesë nuk mund të jetë e tillë, përderisa tani është kuptuar që maxhoranca po i shmanget si djalli nga temjani verifikimit të mundësisë së shkeljeve të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor nëpërmjet falsifikimeve dhe manipulimeve të patolerueshme. Kjo kërkesë u ’legjitimua’ edhe më shumë, kur rezultatet e hetimit të organit të akuzës vetëm në një qendër zgjedhore që thirret me emrin e fshatit Ruzhdije kutërbuan në tërë vendin, ndërkohë që qarkullon në reze të gjerë opinioni se, nuk dihet deri ku më tej do të shpërndahej era e rëndë, nëse mund të arrihej që të bëhej transparenca e plotë e atij procesi problemor.
***
Për t’iu përmbajtur shqetësimit që buron nga synimi i sipërpërmendur i maxhorancës dhe liderit të saj, ndoshta do të ishte e nevojshme që të ndaleshim, qoftë edhe telegrafisht, te disa argumente dhe kundërargumente të përdorura gjatë këtyre 10 muajve të krizës së rëndë politike, e cila e ka futur dhe mbajtur gjithë jetën e vendit në qerthullin gërryerës të saj.
Dyshimit të opozitës për vërtetësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, që u shoqërua me mospjesëmarrjen e saj në punimet e Kuvendit të Shqipërisë për muaj të tërë, ky Kryeministri ynë iu përgjigj me vendimet e Kolegjit Zgjedhor, të rangut të një gjykate apeli pra, të cilat konsiderohen të formës së prerë. Dhe, meqë Kushtetuta jonë konsakron, veç të tjerave, edhe parimin e ndarjes së pushteteve, askush nuk kishte të drejtë të kërkonte rishikimin e këtyre vendimeve. Por, më pas u bë e qartë për të tërë se, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (si edhe doktrina kushtetuese) organeve shtetërore u ngarkon detyrimin për të bërë të mundur zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndërmjet të cilave ze vend të dukshëm e drejta sa e përgjithshme aq edhe vetjake e votimit dhe katër tiparet kryesore të votës.
Debatet rreth kësaj teme zgjatën për ca kohë, derisa maxhoranca e kishte të pamundur që të ’zbulonte’ në rreshtat e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, sikurse as midis apo përtej tyre, të drejtën për t’i mbyllur rrugë transparencës së dokumenteve zyrtare, që garantohet edhe në nenin 23 të Kushtetutës. Ndërkohë që arsyetohej plotësisht se, Gjykata Kushtetuese nuk kishte përse të futej në këtë lojë të maxhorancës, kur mbetej e zeza mbi të bardhë, bie fjala, në Vendimin e saj nr. 18, dt. 14.05.2003, tek theksohet që: “Objekti i hetimit nuk mund të reduktohet nga Kuvendi deri në atë masë sa t’ia bëjë të pamundur komisionit (parlamentar – shën. ynë) kryerjen e veprimtarisë. Ashtu si edhe nuk mund të mos merren parasysh urdhërimet e neneve 13 dhe 15 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilave: “kërkesa për hetim ose marrje provash nga çdo anëtar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim”, “Plani i hetimeve mund të ndryshojë gjatë zhvillimit të hetimeve, kur dalin prova ose ngjarje të reja që lidhen me çështjen”.
Kështu që, më së fundmi, vëmendja u përqendrua te Kodi Zgjedhor, konkretisht te neni 178 i tij, në pikën 6 të të cilit thuhet se: “Të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ–së”. Por, ja që edhe kjo dispozitë nuk e ndihmon maxhorancën që të humbasë gjurmët e saj në krimin elektoral të prezumuar. Sepse, më së pari, nuk përmendet asnjë afat për djegien e fletëve të votimit. Më tej, fletët e votimit, qofshin ato të mbyllura me shtatë palë çelësa nëpër kuti, nëse ende nuk janë djegur vazhdojnë të kualifikohen si dokumente zyrtare, rreth dhe brenda të cilave çdo personi fizik apo juridik i njihet e drejta që të marrë informacion, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet që e shtyjnë (në zbatim të nenit 23 të Kushtetutës: Ligji nr. 8503, dt. 30.06.1999).
Për të mos u zgjatur më tej me plot fakte dhe arsyetime të tjera, çka nuk do t’i duronte dot formati i një artikulli gazetaresk dhe mbase do ta kapërcenin cakun e vëmendjes së lexuesit masiv, nuk mund të lihet pa theksuar në fund të këtyre radhëve domosdoshmëria e hapjes së kutive që përmbajnë fletët të votimit, si një mjet i shpejtë i zgjidhjes së krizës politike, pa u injoruar aspak rëndësia e shqyrtimit të dokumenteve zgjedhore. E gjithë kjo, pavarësisht rezistencës së maxhorancës dhe demagogjisë së liderit të saj, të cilët vetë e shkelin me të dyja këmbët Kushtetutën dhe, kur vjen puna për të nxjerrë përgjegjësitë e tyre në këtë proces, gishtin mundohen ta drejtojnë te opozita; vet i kanë vënë kryqin nenit 138 të Kodit Zgjedhor për garantimin e transparencës së procesit, po vet tundin një nen tjetër të këtij Kodi, përmbajtja e të cilit nuk i fsheh dot përpjekjet e tyre të kundraligjshme etj., etj.
Pra, fjala është për të bërë një or’e më parë ADN–në e procesit të vjetshëm, të produktit të tij, që dyshohet si i paligjshëm, për të përcaktuar përfundimisht dhe saktësisht ’atësinë’ e këtij produkti, që kutitë e votimeve të mos vazhdojnë më të shndërrohen në hyrje pallatesh apo në kazanë mbeturinash, prej nga pickatin tinguj të dhembshur zërash foshnjash të braktisura.