E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për regjizorin Viktor Gjika

Homazhet për regjisorin e njohur Viktor Gjika u zhvilluan në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Nën praninë e familjarëve nderuan kujtimin e të ndjerit Gjika persolatitete të lartë të shtëtit shqiptar si presidenti Bamir Topi apo kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli. Kolegët e tij nderuan kujtimin dhe dashurinë që ndau ndër ta, kurse familjarët do të ruajnë kujtimin e një njeriu që shkroi një histori të pathyeshme të filmit dhe kinematografisë shqiptare. Presidenti Topi u shpreh se Viktor Gjika do të mbetet në memorialin e lartë të artistëve të paharrueshëm shqiptar. Viktor Gjika ka qënë ndoshta i pari kineast shqiptar, i cili bëri gjithcka për kinematografinë. Filmat e tij shkruan historinë për kohën dhe vitet më pas dhe do të vazhdojnë të mbeten shemmbulli i pashuar i kinematografisë shqiptare. "I teti në Bronx", "Yjet e netëve të gjata", "Nëntori i dyte", "Debatik", "Komisari i dritës" apo filmi "Njëriu me top" janë vetëm një grimcë arti të cilat duhet të ruhen me kujdes nga ata që dinë ta vlerësojnë artin e vërtetë. Viktor Gjika lindi në vitin 1937 në Korcë. Por jeta e tij do të lidhej thellë me Tiranën ku do të hidhte bazat e karierës së tij kinematografike me të cilën do të merte dhe titullin "Artisti i popullit". Viktor Gjika ndërroi jetë në moshën 71 vjecare nga një sëmundje e rëndë prej se cilës vuante prej kohësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›