E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown mban fjalim para kongresit

Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin amerikan ka theksuar edhe një herë aleancën e patundshme midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara. Brown, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, ka deklaruar se miqësia shekullore e dy vendeve nuk mund të tronditet nga asnjë sulm terrorist, duke iu referuar sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Amerikë. Sipas tij, miqësia anglo-amerikane është provuar që nga koha e dy luftrave botërore të shekullit XX. Kryeministri britanik ka folur edhe për çështjen e Iranit. Ai nënvizoi se vendet perëndimore do t'i shtrinë dorën e bashkëpunimit Republikës Islamike vetëm nëse kjo e fundit do të heqë dorë nga kërcënimet dhe programet e saj bërthamore. Braun tha gjithashtu se zgjidhja e krizës ekonomike globale është një prioritet i liderëve botërorë dhe kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë. Ditën e martë Braun zhvilloi edhe një takim me Presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy drejtuesit ritheksuan miqësinë dy palëshe dhe angazhimin në përballimin e sfidave aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›