E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po afrohen ‘faktet dhe fiksionet’

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 08:34

Kanë mbetur edhe pak deri në fillimin e takimit teatror ndërkombëtar “PLAYgrounds between facts and fiction”. Takimi mbahet mes 16 dhe 18 qershorit, në Prishtinë. Krijues inovativ të teatrit, dramaturgë dhe ekspertë nga e gjithë bota, në veçanti nga vendet e Ballkanit, do të marrin pjesë në takimin teatror në Prishtinë, pjesë e të cilit janë pesë panele sfiduese të diskutimeve, katër shfaqje dhe sheshe të pazakonshme të lojërave për ta.

Mbrëmja e parë fillon, në Hapësirën Manipuluese Tetris, nga ora 20, me lexim skenik nga shfaqja “Rrëfime familjare” e Biljana Srbljanovic (në shqip, megjithëse do të shpërndahet edhe teksti në anglisht) dhe me regji të Alban Beqiraj.

Pjesë tjetër interesante do të jetë livingROOMS – një pjesë interaktive e kolektivit performues “Lunatiks” nga Gjermania, që do realizohet në një apartmant privat në Prishtinë, dhe që ballafaqon lidhshmërinë dërmjet privates e publikes dhe mes realitetit e fiksionit.

Në panelet tematike, më 17 e 18 qershor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (skena e vogël) do të shtrohen shumë pyetje rreth shesheve të tjera të lojërave teatrore mes fakteve dhe fiksionit, dhe ato do të diskutohen nga mysafirët që vijnë nga shtete të ndryshme botërore dhe nga Ballkani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›