Homazhe për studiuesin Gjergj Zheji

Po zhvillohen paraditen e sotme në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit, homazhet për studiuesin, shkrimtarin dhe përkthyesin e letrave shqipe Gjergj Zheji i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Sipas studiuesit Aurel Plasari puna e Gjergj Zhejit do të mbetet një nga më të çmuarat në fushën e artit shqiptar dhe se ai diti ta kthejë punën në art.
Në homazhet për nder të studiuesit Gjergj Zheji morën pjesë presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe një sërë personalitetsh të larta të politikës dhe letrave shqipe.
Presidenti Topi në një prononcim për mediat theksoi se Gjergj Zheji do të mbetet një pikë e fortë referimi për të gjitha brezat që do të vijnë.
Ndërsa kryeministri Berisha theksoi se me vdekjen e Gjergj Zhejit bota e mendimit shqiptar humbi sot një prej kollozëve të tyre të vërtetë.
"Gjergj Zheji i përkiste asaj elite shqiptare që me punën e tij pasqyroi aq shumë letrat shqipe dhe i bëri të flasin shqip kryeveprat e letësisë botërore" theksoi Berisha. "Sot ne ndahemi prej tij po ai lë një trashëgimi të shkëlqyr për familjen dhe miqtë, për botën intelektuale dhe botën letrare" përfundoi Berisha.
Gjergj Zheji ia përkushtoi jetën e tij përkthimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës shqipe.
Ai do të mbahet mend për veprat e tij "Baza e vargëzimit shqiptar", "Vargu i këngëve të kreshikëve", romanet "Kullat", "Rusha" etj.