Tirana 48 Hour Film Project, punëson kineastët e rinj
Tirana 48 Hour Film Project do të jetë një festival i filmit të shkurtër, në termin e angazhimit të të gjithë të rinjve kineastë, profesionistë dhe amatorë të filmit, duke nxitur prodhimin dhe promovimin e filmave dhe kineastëve të rinj shqiptarë në Shqipëri dhe në botë.
Një fenomen kulturor i importuar nga jashtë vendit, ky festival është i konceptuar krejtësisht ndryshe nga të gjithë festivalet e filmit që jemi mësuar të shohim në vendin tonë. Mungon tapeti i kuq, mungon ndriçimi, mungojnë aktorët dhe kineastët me famë. Protagonistët e këtij eventi, i cili zhvillohet në mbi 80 qytete të ndryshme të botës do të jenë të rinj shqiptar, për të sjellë diçka të ndryshme dhe një krijimtari, e cila duhet të përfundojë vetëm brenda 48 orëve dhe vetëm brenda territorit të kryeqytetit shqiptar. Organizatorët dje gjatë një konference për shtyp, edhe kjo e zhvilluar ndryshe nga të gjitha konferencat e këtij lloji, e pikërisht në një zonë në stacionin e trenit në Tiranë, thonë së qëllimi kryesor i këtij eventi është zbulimi dhe stimulimi i kineastëve dhe talenteve të reja. Ditën e sotme organizatorët do të hedhin shortin dhe pjesëmarrësit, që do të kenë mundësi që të zgjedhin zhanrin dhe temën që ata duhet ta skicojnë dhe realizojnë në një skenar filmi me metrazh të shkurtër brenda 2 ditëve. Javën e ardhshme, filmat do të paraqiten para publikut dhe një prej filmave fitues do të ketë mundësi të jetë dhe pjesëmarrës në edicionin e ardhshëm të festivalit të Kanës. Shoqata Midiprod e organizon projektin 48 Hour Film project, i cili në fokus ka të rinjtë. 48 Hour Film Project" filloi në maj të vitit 2001 në Washington dhe tashmë është shtrirë në 86 kryeqytete. Kanë marrë pjesë deri tani rreth 6 milion artistë, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota. 48 Hour Film Project erdhi në Tiranë falë përpjekjes të artistit dhe producentit Robert Aliaj Dragot. Me datë 18, 19 qershor 2010, në Teatrin Kombëtar do të shfaqen filmat e realizuar nga grupet e kineastëve. Një juri e përbërë nga personalitete të suksesshme të kinematografisë shqiptare do të shpallë çmimet fitues. Filmit fitues që del nga "Tirana 48 Hour Film Project" i jepet një trofe dhe do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Tiranën në Konkursin Ndërkombëtar në SHBA, për të konkurruar për çmimin e lartë Filmapalooza, i cili zhvillohet në NAB Show. Çmimet që do të ndahen janë për regjinë më të mirë, aktorin më të mirë, skenarin më të mirë, muzikën më të mirë dhe filmin më të mirë të vitit. 14 prej filmave më të mirë të vitit në shkallë ndërkombëtare, shfaqen në seksionin e filmave të shkurtër të festivalit. Robert Aliaj, i cili vitin e kaluar ishte fitues për Belgjikën në këtë festival dhe tani po themelon një degë të tijën në Shqipëri, tregon se edicioni i vitit 2009 shënoi një rekord prej 35.000 pjesëmarrësish në mbarë botën. Projekti është bërë një fenomen global kulturor, me më shumë se 150.000 pjesëmarrës dhe prodhimin e rreth 9.000 filmave të shkurtër. Ndërkombëtar të Kanës, si dhe qarkullojnë në DVD në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Ky projekt që po realizon artisti Robert Aliaj, i cili është edhe president i këtij festivali, që njihet si Tirana "48 hour Film Project" ka gjetur gjithashtu edhe mbështetjen në Ministrisë së Kulturës, por edhe mbështetjen e donatorëve të ndryshëm. "Projektit Filmik 48 orë"është themeluar në maj të vitit 2001 kur Mark Ruppert ftoi kineastët të bënin një film brenda 48 orëve.
Nga Julia Vrapi