E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audienca ngjitet në skenën e Metropolit

Në vijim të sezonit artistik të Teatrit të Metropolit, ish presidenti çek, Vaclav Havel dhe Audienca u ndalën mbrëmë në sallën e Teatrit të Metropolit. Shkruar nga dramaturgu çek, Vaclav Havel, për vitet të tëra edhe president i Çekisë, Audienca ka copëza të jetës së autorit.

Por komedia e zezë, një ndër pjesët më goditëse të teatrit politik, ku ironia padyshim mbretëron, ku në qendër është fati i një shkrimtari disident, i detyruar të punojë si një punëtor i thjeshtë. Disidenti Vanjek është i detyruar të punojë në një birrari. Në këto mjedise zhvillohet e gjithë shfaqja! Është skenografia ajo që ta përçon edhe më së miri këtë. Në shfaqje, Vanjek ngre arka birrash në këtë fabrikë, derisa mjeshtri i tij i ofron një pune zyre. Ska ndonjë gjë të madhe për të bërë, i duhet vetëm të spiunojë veten e tij. Ja ku vjen një propozim paradoksal, tronditës a më mirë-Havelian. Regjia Hicham Chakib, i cili vjen dhe si aktor, me pjesëmarrjen e aktorit Alexandre Trijoulet dhe as/regjisor Sylvie Froidefond publiku do të ketë mundësi të ndjekë një vepër, e cila është mirëpritur në tërë botën. Bëhet fjalë për të ndërtuar idenë e një pune intensive, të limituar në kohë dhe me objektiva të përcaktuar. Nëpërmjet një stazhi është rasti për të ndërtuar një punë të thelluar, dhe është rasti që komponentët të përfshihen në një marrëdhënie besimi. Ky besim do të jetë baza e punës tonë, besimi tek të tjerët dhe besimi tek uni. Finalizimi i formimit tonë do të jetë kënaqësia e zbulimit të unit nëpërmjet lojës. Një lojë që bazohet tek interpretimi, ku distanca është e rëndësishme. Gjithashtu, hapësira e paraqitjes afirmon një tjetër vlerë, bëhet fjalë për të kontrolluar gjestet, të matësh fjalët, të shprehesh në publik. Kështu objektivat e këtij formimi orientohen specifikisht drejt një loje të organizuar, që ka rregullat e veta, tregon regjisori Chakib. Vepra erdhi në skenë nga Kompania Teatri i Momentit dhe Teatri i Metropolit. Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera, ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime edhe me regjisorë të tjerë të huaj të teatrit Rumun, Francez  etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për

Studentët e arteve, koncert me vepra të Zadesë
Me rastin e mbylljes së stinës koncertore 2009-2010 në sallën e Akademisë së Arteve, dje orkestra e studentëve të Akademisë në drejtimin e prof. Alqi Lepuri, Artist i Merituar dha një koncert ku i interpretuan vepra nga Shupo, Zadeja dhe Liszt.  E ftuar ishte pianistja Merita Rexha Tërshana, ass. Prof. në Akademinë e Arteve dhe fituese e çmimit Kult 2010, si interpretuesja e vitit. Në program ishin vepra që ka kohë që i mungojnë skenës shqiptare. Dy vallet simfonike të Shupos janë krijuar para viteve 90, dhe pas kaq vitesh u luajtën për herë të parë nën një interpretim të ri, nën këndvështrimin bashkëkohor. Koncerti për piano i Çesk Zadesë është një nga veprat, klasike tashmë, më të mira të literaturës pianistike shqiptare. I krijuar gjatë kohës së studimeve në Rusi sigurisht që mban shumë "gjurmë" të pianistikës ruse, Çajkovskit, Rachmaninovit, por mjeshtra e kompozitorit të madh shqiptar e bën që të dëgjojmë temat shqiptare, të pangatërrueshme, me të njëjtën madhështi. Pianistja Merita Rexha Tërshana thotë që e shikon me krenari, që kjo vepër kaq dinjitoze është krijim i një kompozitori shqiptar, dhe është shumë kënaqësi të sjellësh në skenë këtë koncert kaq të bukur, që tashmë është në fondin e artë të kulturës shqiptare. Vepra e tretë ishte poema simfonike "Preludet" e F. Liszt, që gjithashtu ka kohë që nuk luhet nga orkestrat shqiptare. I është kushtuar Torquato Tassos, poetit të rilindjes, nga vetë Liszti. Një nga veprat më përfaqësuese të muzikës simfonike të Lisztit, plot madhështi dhe shumë frymëzim.  Ky ishte jo vetëm një koncert për publikun kryeqytetas por dhe një provim viti për studentët e Fakultetit të Muzikës, nga viti i parë te i katërt, instrumentistët e ardhshëm të skenave shqiptare. 

Jorge Pardo, artisti i njohur spanjoll sot në Shkodër
Ambasada e Spanjës në Tiranë, në kuadër të Festivalit të Xhazit të Shkodrës 2010, realizon sot në Shkodër, koncertin e Jorge Pardo,në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Në këtë koncert, kjo përfaqësi diplomatike bën me dijeni se do të paraqesë repertorin e Jorge Pardo, një nga figurat më përfaqësuese të muzikës flamengo-jazz spanjolle në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Jorge Pardo lindi në Madrid në 1956 dhe që në hapat e tij të parë ka pasur mbështetjen e mjeshtrave të mëdhenj si Camaron dhe Paco de Lucia. Stili i tij i ndryshëm dhe personal i një përzierje flamengo-jazz e ka kthyer atë në një pikë referimi të panoramës muzikore aktuale e që tani po i paraqitet publikut shqiptar për tu njohur me këtë gjini muzikore unike. Ambasada e Spanjës vazhdon të bashkëpunojë me Festivalin e Xhazit të Shkodrës me objektivin për të krijuar një bashkëveprim kulturor në mes të artistëve të vendeve të ndryshme të Europës, duke mbështetur bashkëveprimin në mes të muzikantëve të kombësive të ndryshme dhe atyre lokalë në një ambient tashmë të konsoliduar, me qëllimin për të shtyrë më tej njohjen reciproke dhe momentet e takimit që pa dyshim gjejnë shprehjen e tyre maksimale në ngjarjet kulturore si kjo që po prezantojmë para publikut dhe mediave shqiptare.

Ndahet nga jeta Gjergj Zheji
Dje në mesditë në moshën 80-vjeçare u nda nga jeta personaliteti i njohur i kulturës dhe i letrave shqipe, profesori studiuesi dhe shkrimtari Gjergj Zheji. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Gjergj Zhejit në të cilin thuhet: Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Gjergj Zhejit, njeriut që gjithë jetën dhe veprën e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik e patriotik të përkthimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës së kombit shqiptar. Kjo figurë e shquar dhe me vlera unikale në përkthimin, hulumtimin dhe studimin rrënjësor të kryeveprave të letërsisë dhe gjuhësisë botërore shqiptare përçoi tek lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe, me një ndjenjë të lartë profesionalizmi dhe besnikërie, vlerat më të spikatura të gjuhës shqipe dhe letërsisë globale. Me humbjen e Gjergj Zhejit, letërsia dhe gjuha shqipe e lëvruar humbën një ndër kolosët e saj, kolegët një ndër pikat kryesore të referimit akademik dhe njerëzor dhe familja njeriun më të shtrenjtë. Homazhet zhvillohen sot nga ora 12.00-13.00 në TKOB.

Last Updated on E Premte, 11 Qershor 2010 06:46

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›