E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, miqësore me Iranin më 27 maj

TIRANE- Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër miqësore në muajin maj, përveç asaj me përfaqësuesen e Katarit në Madrid të Spanjës. Kuqezinjtë do të ndeshen më 27 maj në Stamboll kundër Iranit, një prej ekipeve më të forta të Azisë.

Lajmi është zyrtarizuar ditën e djeshme nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas së cilës, ky do të jetë një tjetër shans për trajnerin Xhani De Biazi, që të përgatisë ekipin për eliminatoret e kampionatit Botëror 2014. 

Më 22 maj, Shqipëria do të ndeshet në Madrid me Katarin, ndërkohë që 5 ditë më pas do të jetë një tjetër miqësore. Në fakt, ka qenë këmbëngulja e vetë De Biazit që të zhvilloheshin ndeshje në këtë periudhë.

Trajneri italian deri më tani ka patur shumë pak kontakte me ekipin, pasi ka luajtur vetëm miqësoren me Gjeorgjinë në shkurt. Për këtë arsye, këto dy ndeshje do të jenë një test i mirë për futbollistët që të bindin teknikun De Biazi, në prag të eliminatoreve.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›