E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homoseksualiteti i Le Pen

Ish lideri i ekstremit të djathtë francez, Zhan Mari Lë Pen, ka pasur një eksperiencë homoseksuale me një politikan tjetër. Rrëfimi është bërë publik në një biografi të themeluesit së frontit Kombëtar, me titullin Lë Pen, një histori franceze. Por ky i fundit ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar përmbajtjen e librit dhe duke e cilësuar historinë si një fantazi. Sipas biografisë, e shkruar nga gazetarët Filip Kohen dhe Pier Pean, Lë Pen i njohur për debatet e forta, dhe për polemikat, si për shembull kur e cilësoi Holokaustin si një detaj të historisë së Luftës së Dytë Botërore, ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Andre Labarer, ish deputet dhe kryebashkiak i Pau. Marrëdhënia është konfirmuar pikërisht nga Labarer i cili e ka përshkruar historinë e nisur në vitin 1970 si një raport të butë dhe të këndshëm. Po sipas tij, pas dhjetë vjetësh që nga nisja e historisë, Lë Pen i ka shkruar një letër me dedikimin në kujtim të momenteve të këndshme që kemi kaluar së bashku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›