Shperthen platforma ne Gjirin e Meksikes
Shpërthimi i një platforme nafte në Gjirin e Meksikës në bregun e Luizianës ka shkaktuar plagosjen e rëndë të disa personave ndërkohë që dy punëtoër të platformës rezultojnë të zhdukur. Ngjarja ka sjellë dhe një herë në mend tmerrin e shpërthimit të Dipuoter Horizont në vitin 2010. Zjarri është shkaktuar kur punëtorët po mbanin një tub në pjesën e sipërme të platformës. 11 prej tyre janë plagosur duke përfshirë katër të tjerë që kanë pasur djegie të rëndë. Zjarri është lokalizuar menjëherë dhe rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shprehur se ka shumë pak mundësi që të ketë rrjedhje të naftës në det si në rastin e platformës Makondo në vitin 2010. Ndryshe nga rasti i Makondos, në platformë nuk ka pasur rrjedhje nafte, pasi prodhimi ishte mbyllur përpara rënies së zjarrit. Ekipi i Blek Elk i ka thënë autoriteteve se rrjedhja më e madhe mund të jetë 28 fuci. Në momentin e zjarrit në platformë ndodheshin 22 punëtorë. Rojet bregdetare kanë bërë të ditur se 11 njerëz janë transportuar me helikopter në spital, ndërkohë që nëntë të tjerët janë evakuuar. Por kërkimet po vazhdojnë pasi dy punëtorë të tjerë rezultojnë të zhdukur.