Homoseksualizëm politik
>Nga Eljan TANINI
Dukuri e mashtrimit vizual në shoqërinë tonë. Nëse kjo që është shkruar këtu është banale për mendimin e lexuesve, më mirë le ta lexojnë, që edhe ata vetë të jenë vetëdijshëm se kush do ti hipë përpjetë për katër vitet e ardhshme. Ndoshta, termi i homoseksualizmit politik, duhet vendosur gjerazi në fjalorët e gjuhës shqipe. Edhe nëse ndokush preket, dhe nuk i vjen mirë për atë që lexon, nuk është faji jonë, sepse kjo është e vërteta.
Sa puthen, por aspak nuk ndahen. Mediatikisht ndahen, por pranë qëndrojnë gjithmonë. Në syrin tonë, pra në atë të publikut për ta asgjë nuk shkon mirë. E para herë që mendojnë për ne, është se çdo gjë duhet bërë për hatër të bandës. Puthen, ndahen, zihen, pajtohen, divorcohen e përsëri shtrëngojnë duart, ledhatohen e përsëri vishen, puthen buzë më buzë në mendimin e tyre. Shtrëngohen, dhe sa herë duhet ti shmangen konflikteve, por të paktën ne qytetarëve të mos na tregojnë se pas imazhit mediatik nuk shkojnë bashkë në shtrat. Po, të gjithë bashkë e bëjnë, vetëm për hatër të një mendimi. Pastaj kanë katër vjet bashkë, si të mos bien në dashuri...!
Në njërën anë bëhen hesterikër, në anën tjetër përkëdhelen. Flasim me duar e me këmbë, për të joshur edhe publikun, por edhe për të rënë në dashuri brenda kompleksit të tyre. Tashmë kush është deputet, e ka shumë të thjeshtë të bëjë fushatë, vetëm në 30 sekondëshin e lajmeve, dhe qytetarit i bën përshtypje se tashmë po mbron të drejtat e tij. Orgji parlamentare apo kuvendore, edukate seksuale, apo masturbime mediatike. Në fillim, kur i thanë politikës që je bërë kurvë pranoi, ndërsa tani kur i thonë se po të bëjnë homoseksuale, e ka të vështirë të pranoj. Por e ndjen se me këtë të fundit, këtu midis mendimit politik e analist ndihet me të vërtetë mirë.
Masturbojnë me njëri tjetrën sa herë që duan, si tu teket, për të vetmen arsye se arrijnë të marrin fitimin e radhës. Pastaj, mirë bëjnë që bëjnë marrëveshje, se jemi ne qytetarët injorantë. Në lozhat e tyre, kërkojnë të drejta, vetëm ti shohësh kur fërkohen të gjithë bashkë brenda një mendimi, nga ku ne qytetarëve të thjeshtë nuk na mbetet asgjë. A thua vallë të kuptojë ndonjëri prej nesh atë që bëjnë ata...
Kaq dashuri të madhe kanë midis tyre, sa u bien bythëve të mendimit, vetëm për qef. Sa mirë vetëm për qejf. Në fillim shfaqen si indiferentë, përveshin mëngët, flasin me gjoja etike, dalin qafave të pazareve për të parë gjoja hallet e popullit, për ti shërbyer përsëri bandës. Por nuk e pranojnë se po bëhen homoseksualë politikë. Krijojnë grupe orgjirash, thonë që shumë prej tyre janë 99 sha, thonë që janë më shumë, por përsëri bashkohen me trëndafilat e kuq, e për ta bërë në fund me qiellorët blu. Pastaj politika e vjetër parapëlqen ta bëj më mirë me këta të rinjtë... Por edhe të vjetrit nuk janë keq. Ende nuk janë lodhur midis tyre. Pastaj, përse i kanë rekrutët e rinj të forumeve partiake. Sigurisht, për të ngjitur afishe, për të mbajtur shkallët, për ti shërbyer mendimit të ri, dhe për më shumë të kënaqur qejfet e tyre në shtratin e mendimit.
Bien në dashuri me liderin e partisë, se ajo që thotë lideri është e vërtetë, se nëse je prerë për tu bërë homoseksual polik, më parë do të duhet të kalosh nga ai vetë. Se po i shkrepi koka liderit, dhe nëse do ai ta bësh në vend me të, duhet ta bësh me të. Vepro vetëm për atë që thotë ai. Më parë duhet të kesh bërë me të një kontratë të gjatë gojore, e më pas ti hysh tregut. Rruga e karrierës, kalon edhe nga ai, por edhe duke u shfaqur si vetvetja, por përsëri drejt një mendimi rreth homoseksulizmit politik. Ashtu siç është përhapur sekti i unazave të zeza në partinë socialiste, ashtu edhe demokratët janë stër fiksuar për blunë e tyre.
Por këtu nuk mbeten keq edhe gratë. Ato në bandën e tyre, aq pak sa janë në kuvend, sigurisht që do të zgërdhihen, do të qajnë midis tyre, e përsëri do të shahen, do ti shesin mend njëra tjetrës se si janë veshur, se kush i përkrah më shumë gratë për gratë, se si gjoja do të luftojnë dhunën në familje. Ashtu siç është premtuar, të shohim nëse radhëve të listës së tyre, do ti shtohen apo jo për tu zgjedhur si deputetë në listat 2 burra një grua. Në mos qoftë, 50 burra si më parë, e gratë në fund të listës.
Ti shohësh ato, janë më shumë burra se sa gra. Justifikimi i radhës për to, është se janë shumë pranë burrave, prandaj bëhen kaq të egra, e prandaj vishen si burra. Por me të vërtetë është bukur, kur sheh dy gra që puthen seç të vjen një ereksion i brendshëm. Ndoshta kaq të egra sa janë, bëhen më të bukura, edhe për ne publikun, por edhe për ato vetë.
Së këndejmi na lipset të mendojmë se në të vërtetë e gjitha kjo nuk është asgjë e keqe. Se këta të përfytyruarit tanë në kuvend e bëjnë vetëm për të mirën tonë. Por kur do të reflektojmë një herë xhanëm ne shqiptarët, se asnjë përsiatje nuk do të bëhet për të mirën tonë, se ndoshta ne shqiptarët e thjeshtë e parapëlqejmë këtë mënyrë të vepruari. Sepse këta homoseksualët tanë politik bëjnë sikur nuk janë të vetëdijshëm në moralin e tyre të bandës. Kur ne shqiptarët e thjeshtë flasim me veten rrugëve përsëri për ta çmendemi, filozofojmë apo belbëzojmë kafeve, rrojtoreve apo permanenteve, tregjeve apo kishave, qoftoreve apo mejhaneve, autobusëve apo lagjeve, përsëri për ta mendojmë, nëse mendimi i tyre do të bjerë apo jo në dashuri! Shoqëri nihiliste dhe dështim proletarësh. Plot sqimë, dhe brenda traditës sonë të gjatë diktatoriale, mazokizmin e duam, e respektojmë plot dëshirë. Sepse këta të zgjedhurit tanë, brenda kostumeve serioze kanë zhartier, sepse këtë e kanë në traditë që në kohen e Enverit, që në kohën kur mblidheshin bashkë në bllok, e masturbonin përpara të vetmit televizor me ngjyra.
Imagjinoni sikur kuvendi ynë të ishte një shtëpi e madhe publike, çdo të bëhej me të... Gratë dhe burrat do të kërcenin si kubiste sipër tavolinave sapo të iknin kamerat, hiç fare nuk ka problem. Mirë bëjnë. Ndoshta mendimi i vendimmarrjes kuvendore shqiptare, është bërë me të vërtetë një shtëpi e madhe publike, ku të gjithë tallen me të, pshurrin nëpër fjalë, a thua të jetë vallë një tualet i madh publik...!
Last Updated on Tuesday, 20 January 2009 00:20