E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë kriminale në futboll



Alarm i konsiderueshëm për infiltrimin e organizatave kriminale në botën e futbollit. Alarmi vjen nga një raport shqetësues i “Financial Action Task Force”, organizata ndërkombëtare që fokusohet në evidentimin e e trajtimin e pastrimit të parave. “Po shtohen rreziqet e riciklimit të parave të pista. Vështirësitë ekonomike, mungesa e profesionalizmit të menaxhimit, shumat ‘racionale’ për financimin e maksi-blerjeve. Pa llogaritur këto statusin shoqëror që përfiton duke u vendosur në krye të një klubi. Ja gjërat e padëshiruara që po godasin sektorin e futbollit”.

TREGU SPORTIV

Kriminelët kanë treguar përshtatje në gjetjen e kanaleve të rinj të pastrimit të parave apo aktiviteteve ilegale në sport, duke e shndërruar atë në një aktivitet të pastër kriminal me rrezik të përhershëm. Me rritjen ekonomike të sportit, sidomos në dy dekadat e fundit, veçanërisht në futboll, paraja gradualisht nisi të ushtrojë influencë në botën e sportit. Ky influks i parasë pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.
Disa nga sportet më të mëdha me shtrirje botërore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji në akull, kik-boksing apo mundja (sporte që tradicionalisht kanë pasur lidhje me krimin, për shkak të marrëdhënieve midis krimit dhe dhunës), sporte me vlerë të lartë (si ato me kuaj dhe garat me makina) janë të hapura për të pastruar paratë. Në listë janë përfshirë edhe transferimet e lojtarëve, sporte që u japin kriminelëve mundësinë të kthejnë paratë në jo-kesh asete, apo t’i konvertojnë në fatura të mëdha. Ky fakt parakupton se virtualisht çdo sport mund të jetë target i kriminelëve për shumë arsye. Është e vështirë të vlerësosh vlerën ekonomike të sportit. Duke iu referuar disa vlerësime në Europë, industria e sportit zë një vend prej 0.5 deri në 3.7 të produktit të Komunitetit Europian.

KOMPANITË E BASTEVE

Tregu i futbollit profesionist i është nënshtruar një rritje të madhe, falë procesit të komercializimit të tij që nga fillimi i viteve 1990. Paratë e investuara operohen kryesisht nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punës në futboll për lojtarët profesionistë, kontratat e tyre, transferimi nga një vend në tjetrin, çon edhe transferimin e parasë kesh nga një vend në tjetrin. Vënia e basteve në sport ofron një tjetër mundësi të jashtëzakonshme të “fluturimit” të parasë përtej kontrollit të trupit qeveritar. Falë strukturës së saj të veçantë ajo ofron mundësi të pafundme financiare për të rekrutuar klube, zyrtarë dhe lojtarë. Futbolli ka ndryshuar filozofinë e tij në nga një sport popullor në një industri globale, me një rritje ekonomike të jashtëzakonshme dhe funksione sociale në nivele të ulëta. Futbolli nuk shërben vetëm si burim të ardhurash për shumë njerëz, por gjithashtu edhe si një instrument për zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Përmes kësaj industrie janë zhvilluar shumë forma kriminale, përfshirë edhe pastrimin e parave.

PËRSE ZGJIDHET FUTBOLLI

Futbolli është sporti më i madh në botë. Janë 38 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë. "Nëse ne, - shkruhet në raport, - duam të ekzaminojmë pastrimin e parave përmes sportit, futbolli do të ishte kandidati më i pranueshëm”. Futbolli luhet në të gjithë botën dhe është sporti popullor në shumë vende. “The National Hockey League (NHL)” ka 30 ekipe në SHBA dhe Kanada, me të paktën 1 milionë lojtarë të regjistruar dhe një nga ligat më të mëdha sportive në bërjen e parave dhe që gjeneron miliarda dollarë të ardhura. Ky sport është gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe në Europën Qëndrore, në vende të tilla si Çekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për hokejin, si gjatë së kaluarës sovjetike, tani, por dhe në vendet e tjera. Janë disa raste të gangsterëve rusë që përshirë në këtë lloj sporti. Bastet në internet për hokejin të lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janë një tjetër mundësi për të pastruar miliona dollarë pa krijuar asnjë dyshim. Kampionati Botëror i vitit 2006 tërhoqi një audiencë prej më shumë se 1 miliard shikuesish ose 15 për qind të popullsisë së botës.

Futbolli në botë (2006)

Lojtarë në total: 265 milionë
Në raport më popullsinë e botës: 8%
Lojtarë të regjistruar: 38 milionë
Gjyqtarë dhe zyrtarë: 5 milionë
Numri i klubeve: 301 mijë

Vendet me më shumë lojtarë të regjistruar: Gjermania (diçka më pak se 6 milionë), SHBA (rreth 4 milionë), Brazili (rreth 2 milionë), Franca, Italia, Anglia, Afrika e Jugut, Holanda, Japonia (rreth 1 milionë), Kanadaja, Rusia, Kina, Ukraina, Polonia, Spanja, Austria, Suedia, Kili dhe Irani (rreth 400 mijë)

Një treg miliardësh

Për të dhënë një ide për rritjen e futbollit në Europë, të ardhurat në total në pesë kampionate më të mëdha, Angli, Gjermani, Itali, Spanjë e Francë, arrijnë nga 2.5 miliardë në sezonin 1996-1997 euro 7.9 miliardë në sezonin 2007-2008. Në këto kampionate luajnë lojtarët më të mirë në botë. Tregu i futbollit evropian në total arrin në 13.8 miliardë euro, prej të cilave 4.2 miliardë dollarë shkojnë për pagesat e lojtarëve, për vetëm 96 klube të këtyre pesë ligave më të mëdha europiane. Yjet përfitojnë shumë të mëdha, por janë mijëra të tjera në nivele profesionale, gjysmëprofesionale dhe amatorë. Klubet e mëdha janë të afta të tërheqin lojtarë të rinj të talentuar dhe lojtarët më të mirë nga klube më pak të shëndetshme financiarisht, përfshirë klube nga Afrika dhe Amerikës së Jugut.

Katër burimet

Katër janë burimet kryesore të parave në futboll: të ardhurat nga shitja e biletave, të drejtat televizive, sponsorizimet (logot në fanella dhe përreth stadiumeve), të ardhura të tjera komerciale.

Tre faktorët

Janë shumë faktorë, që të kombinuara me njëri-tjetrin e bëjnë futbollin një nga sektorët më tërheqës për kriminelët. Tre janë identifikuar: financa, struktura dhe krijimi i popullaritetit.

Penetrim i lehtë

Tregu i futbollit është shumë i lehtë për t’u penetruar. Arsyeja kryesore mungesa e barrierave hyrëse në këtë sektor. Fansa futbolli nga të gjitha shoqëritë takohen në stadium.

Strukturë e komplikuar

Sektori është kompleks, ka një netuork të komplikuara aksionarësh, që ndërlidhen dhe janë të pavarur e me aktorë të ndryshëm. Janë në lojë korporata, sponsorë dhe televizione.

Status i privilegjuar

Futbolli ka një status, të cilin shumë njerëz dëshirojnë të jenë të lidhur. Kriminelët kërkojnë shpesh një status jashtë botës së krimit, dhe futbolli ua krijon këtë mundësi.

Shitblerja e talenteve

Një klub blen një lojtar për 10 milionë euro, por në dokumentet zyrtare ai figuron se futbollisti u ble për 5 milionë euro. Shuma prej 10 milionë eurosh jepet nga investitorët. Këta investojnë vetëm 5 milionë euro për një talent, dhe 5 milionë euro i jep një klub tjetër, shumë e cila regjistrohet në librat e financave. Lojtari ka nevojë të fitojë përvojë, të përmirësojë veten dhe më pas shitet në një klub tjetër për një shumë, le të themi për 15 milionë euro. Gjithkush që është përfshirë në këtë marrëveshje përfiton me shitjen e lojtarit. Investitori mund të pastrojë 5 milionë euro dhe e merr pas shumën e investuar. Agjenti i lojtarit merr një komision të pastër, pasi lojtari u ble për 10 milionë euro dhe jo për 5 milionë euro, e më pas u shit për 15 milionë euro.

30 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›