Horge Lorenzo, "pole" në Estoril
Horge Lorenzo me Jamaha dominon provat 1-orëshe kualifikuese për Çmimin e Madh të Portugalisë dhe fiton "pole position" për garën që do të zhvillohet sot. Fillimisht pilotët kanë vuajtur disi asfaltin e lagur në Estoril, ndërkohë që në xhirot e fundit të gjithë kanë garuar për të siguruar nisjen nga vendi i parë. Në përfundim, më i shpejti është treguar spanjolli i Jamahas, i cili ka regjistruar kohën 1‘35‘‘715, duke fituar edhe "pole position"-in e tretë sezonal. Menjëherë pas tij do të nisen Dani Pedroza dhe Valentino Rosi. "Doktori" konfirmohet si piloti më i shpejtë mes atyre që garojnë me goma "Brixhston", duke siguruar një vend mes kundërshtarëve me "Mishelin", të cilët kanë dominuar totalisht. Vazhdon momenti i vështirë i Keisi Stoner, që me Dukatin e tij nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i nëntë.