Policët nga kryeqyteti rrahin lojtarët e Tomorit
Dhuna në fushat e futbollit vazhdon të rritet me ritme shqetësuese. Pas dy ngjarjeve më të fundit në Fushë-Krujë dhe në Kukës, ku viktima janë bërë gjyqtarët, në Berat është regjistruar një tjetër episod i turpshëm. Gjithçka ka ndodhur në fund të takimit Tomori-Dajti, që ka përfunduar në barazim 1-1. Megjithatë, këtë herë "viktima" janë bërë futbollistët, të cilët janë rrahur nga forcat e rendit, që kishin udhëtuar nga Tirana.
TENSIONI - Ndeshja ishte parashikuar si problematike, për pozitat që beratasit kanë në klasifikim, pasi për të disatin vit radhazi skuadra rrezikon të bjerë nga kategoria. Fillimisht, drejtuesit e Tomorit kishin kundërshtuar gjyqtarin e përcaktuar me short nga FSHF: Artan Taullarajn. Arbitri ishte "këshilluar" (deri në kufijtë e kërcënimit), që të mos merrte përsipër drejtimin e kësaj ndeshjeje. Në fakt, "bilbili" është i padëshiruar në qytetin e Beratit, pas ngjarjeve të ndodhura në mars të vitit 2007, ku pas takimit Tomori-Lushnja (3-3), lojtarët e kishin sulmuar. Në atë rast, klubi rrezikoi të përjashtohej nga kampionati, ndërkohë që edhe gjyqtari Taullaraj është dënuar me një vit.
NGJARJA - Për të evituar tensionin ende pa filluar mirë ndeshja, federata ka vendosur që këtë sfidë t‘ia besojë Mirush Metohisë. Vendimi i ka dhënë të drejtë, pasi në fund askush nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndaj gjyqtarit. Në fërshëllimën finale, përplasjet kanë ndodhur mes lojtarëve të të dyja skuadrave, të cilët kanë filluar të ofendohen dhe të gjuajnë njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes.
POLICIA - Ndeshja ishte përcaktuar si "me rrezikshmëri të lartë" dhe drejt Beratit kishin udhëtuar forca policore nga Tirana. Në momentin e sherrit ndërmjet dy skuadrave, blutë e rendit kanë marrë një ofensivë kundër futbollistëve vendas, të cilët po sulmonin lojtarët e Dajtit. Në përfundim, bilanci nuk ka qenë nga më të mirët: për shkak të goditjeve, tre sportistë kanë pasur shenja të ndryshme në trup, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në spital për të kuruar plagët e marra.