Sinani & Salihi, më shumë gola se sulmet e 11 ekipeve

Albania-Sport (AS) - Vioresin Sinani (28) dhe Hamdi Salihi (22), dy golashënuesit më të mirë të sezonit 2006-2007 (të paktën deri në përfundim të javës së 16) që së bashku kanë shënuar 25 gola (Sinani 13-Salihi 12) nga 34 gola që ka realizuar Tirana, kanë shënuar më shumë se gjithë sulmet e ekipeve të tjera në Kategorinë Superiore, të renditura nga vendi i dytë (Teuta) deri të dumbëdhjeti (Apolonia). Tre rivalët e Tiranës për titull: Teuta, Vllaznia dhe Elbasani kanë shënuar respektivisht 18, 20 dhe 16 gola. Interesant është fakti, se sulmin e dytë më të mirë në kampionat e ka Flamurtari i vendit të 9, me 23 gola. Tirana është gjithashtu edhe ekipi që ka shënuar më shumë si në fushën e saj: 21 gola ( të dytët Flamurtari dhe Vllaznia me nga 13 gola), por dhe në ndeshjet jashtë shtëpisë: 13 gola ( e dyta Teuta me 10 gola).