E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hotelet e plazhit, “vende s’ka“

16/06/2005  Fluks i pritshëm pushuesish

DURRES - Ende pa u hapur zyrtarisht sezoni turistik në Durrës,

hotelet buzë bregdetit janë zënë nga pushues dhe turistë. Shoqata e hotelierëve në Durrës dhe disa agjenci turistike kanë publikuar se në shumicën prej tyre nuk ka më vende të lira.

Prenotimi duket se ka ndodhur përmes postës elektronike në më të shumtën e rasteve nga pushues kosovarë, të cilët janë emigrantë në vendet e Perëndimit dhe që kanë vendosur të kalojnë pushimet në Durrës.

Pronarët e hoteleve, por edhe të vilave bregdetare, janë shprehur se në 70 për qind të rasteve dhomat janë zënë nga çifte kosovare, ndërkohë që këtë vit frekuentues të shumtë do të ketë edhe nga

trevat shqiptare nga Maqedonia. Sipas informacioneve që ata kanë afruar mësohet se pjesa më e madhe e hoteleve janë të prenotuar deri më 15 gusht dhe vetëm pak prej tyre kanë vende të lira në periudhën nga mesi i qershorit deri në mesin e muajt pasardhës. Në kënde të dukshme në hyrje të disa hoteleve, që shtrihen nga

Ura Dajlanit dhe deri te Shkëmbi i Kavajës është vendosur tabela, ku bëhet e ditur se nuk ka më vende.

Megjithatë, edhe këtë vit më shumë se 75 për qind e pushuesve do të vazhdojnë të strehohen në banesa të liruara me qira nga familjarë të zonës, ku edhe çmimet janë disa herë më të lira, ndërkohë që edhe kushtet, kryesisht higjienike dhe ato të furnizimit me ujë e drita janë përmirësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›