Shoqërohen gjashtë persona, merren në pyetje bashkëfshatarët
16/06/2005 Enigmë varja e 6-vjeçarit në fshatin Çukë të Sarandë
SARANDE – Shoqërohen gjashtë persona nga fshati Çukë i Sarandës, por ende nuk është mësuar asgjë për motivet dhe autorët e varjes së 6-vjeçarit. Pas disa orësh, katër prej të shoqëruarve janë lënë të lirë. Ndërkohë, policia e Sarandës ende nuk ka bërë të ditur asnjë pistë të mundshme për zbardhjen e ngjarjes tragjike të varjes së 6-vjeçarit Besnik Shaqiri, nga fshati Çukë.
Tri ditë pas kësaj ngjarje, ende nuk ka asnjë lloj versioni e dyshimi për autorët dhe për rrethanat që ka ndodhur krimi.
Burime nga policia kriminale në komisariatin e policise në Sarandë, bënë të ditur dje se, “po punohet intensivisht edhe me familjarët për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani ende nuk ka asnjë lloj shenje apo gjurme që të çon tek autorët”.
Sipas ktë njëjtave burime, mësohet se, “hetimi bëhet edhe më i vështire kur, 6-vjeçari dhe familja e tij njihen si njerëz korrekt dhe të papërfshirë në ndonjë grindje, e cila të ketë sjelle ngjarjen e pazakontë në fshatin Çukë.
Policia është duke marrë në pyetje edhe banorë të fshatit Çukë.
Deri tani, sipas burimeve policore, varja e Besnikut ngelet enigmë për të gjithë familjarët dhe për organet përkatëse që duhet të realizojnë zbulimin e autorëve të krimit.
Për këtë ngjarje, mësohet se janë shoqëruar për në komisariatin e Sarandës 6 persona të moshave të ndryshme, të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen. Të shoqëruarit janë nga fshati Çukë, që kanë patur njohje të mira për 6-vjeçarin.
Nga informacionet e para mësohet se ata kanë mohuar të kenë patur lidhje me krimin. Pas disa orësh, dy prej tyre janë mbajtur ende në ambientet e policisë, ndërsa katër të tjerët janë lënë të lirë.