“Kemi ç’mësojmë nga njëri-tjetri”
16/06/2005 Vullnetarët e Paqes bëjnë betimin
ELBASAN - Në ceremoninë e betimit të tyre 24 vullnetarë të misionit të Korpusit të Paqes kanë fituar funksionin e tyre në Shqipëri për dy vitet e ardhshme. Pas një trajnimi 12 javor në lidhje me njohjen e terrenit dhe gjuhës, ata janë betuar për shërbimin e tyre në mbështetje të institucioneve vendore, OJF dhe grupeve të qytetarëve në aplikimin e programeve të ndryshme për shëndetësinë dhe arsimin.
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane, Stiv Zaiden, ka deklaruar se 24 misionarët përfaqësojnë diversitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe prejardhje të ndryshme etnike.
“Ambasada amerikane vlerëson mikpritjen e shqiptarëve, vlerëson marrëdhëniet e krijuara mes dy popujve, pasi ato fillojnë të njohin njëri-tjetrin, tha Zaiden. Këta persona janë simboli i Amerikës, megjithë diversitetin e saj dhe larminë e kulturave. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë popullin shqiptar, por, gjithashtu kemi se çfarë mësojmë nga ai”, vazhdoi në fjalën e tij Zaiden.
Takimin e kanë përshëndetur përfaqësues të pushtetit vendor si kryebashkiaku Ardian Turku, i cili ka deklaruar se “Elbasani e ka treguar mikpritjen dhe gjithashtu ka një vend të veçantë në realitetin shqiptar me kulturën, qetësinë që e karakterizon, Universitetin etj”.
Vullnetarët i përkasin grupit të tretë të misionarëve amerikanë në Shqipëri. Grupi i katërt do të mbërrijë në mars të vitit 2006.