E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasësit e Rivelino Heqimit, dyshohet të jenë me pagesë

16/06/2005  Sipas policisë e prokurorisë, viktima dyshohej si autor e të tjera veprave penale

Për sa i përket hakmarrjes, të njëjta burime të prokurorisë së Rrethit të Fierit pohojnë se dyshimet që janë më afër të vërtetës të çojnë në një vrasje për hakmarrje ndaj vëllezërve të Rivelinos, Arbenit dhe Bilbilit, mbi të cilët kanë rënduar jo pak precedentë penalë

FIER – Rivelino Heqimi, i vrarë pak ditë më parë në një parking në Fier, dyshohet si autor i disa veprave të tjera penale.

Zhvillime ka edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit të Fierit, të cilat bëjnë të ditur se Rivelino Heqimi mund të jetë vrarë për larje hesapesh, nga persona që edhe mund të jenë paguar.

Policia

Ndërsa është e provuar se Heqimi kishte vrarë, më 24 prill 1994, Bledar Brahimin për motive të dobëta, nuk ka prova për një tjetër vepër prenale të tij, ndërsa dyshimet dhe akuzat janë të shumta.

Burime të sigurta të policisë lokale të Fierit, bëjnë të ditur se Rivelino Heqimi (Ervin Naka) ka vrarë gjatë vitit 1997, në Greqi, një adoleshent 15-vjeçar hajdut xhepash. Të njëjta burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, saktësuan se viktima, të cilin policia nuk e ka identifikuar ende, mendohet se është nga lagjja Kombinat e Tiranës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se ende nuk dihen arsyet e vrasjes së xhepistit 15-vjeçar, ndërsa dyshohet që ai të jetë vrarë për grabitje, ose edhe pas refuzimit që ai mund të ketë bërë, “ofertës” për të vjedhur për llogari të Heqimit.

Prokuroria

Tepër të rezervuara, burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit të Fierit, vetëm pohojnë se po punohet në shumë pista, madje ehde në atë të larjes së hesapeve. Madje, burime konfidenciale të organit të akuzës hedhin pistën dhe të një vrasjeje me pagesë të Heqimit, nga “porositës” ende të paidentifikuar.

Për sa i përket hakmarrjes, të njëjta burime të Prokurorisë së Rrethit të Fierit pohojnë se dyshimet që janë më afër të vërtetës të çojnë në një vrasje për hakmarrje ndaj vëllezërve të Rivelinos, Arbenit dhe Bilbilit, mbi të cilët kanë rënduar jo pak precedentë penalë.

Nga ana e tij, prokurori i kësja çështjeje, Petrit Vukaj, shprehet se, “zbardhja e vrasjes së Rivelino Heqimit, është shumë e vështirë dhe me shumë pista”.

Megjithatë të njëjta burime, saktësojnë se në bashkëpunim edhe me policinë lokale ende janë në fazën e hetimeve e grumbullimit të provave.

Mbrëmjen e së dielës, 12 prill 2005

Dy plumba në kokë, morën jetën e Rivelino Heqimit

FIER - Rivelino Heqimi, u vra mbrëmjen e së dielës, më 12 prill të këtij viti. Pak momente para krimit, ai kishte qenë duke parkuar makinën afër apartamentit të nënës së tij, pikërisht në kopshtin e shtetasit Dhori Aguridhi, kur dy krisma pistolete e goditën atë në kokë.

Menjëherë njerëz të ndodhur aty rastësisht e kanë çuar në spital, por plagët kanë qenë të rënda dhe hemorragjia e madhe. Sapo ka mbërritur në oborrin e spitalit, 32 vjeçari, baba i dy fëmijëve, vdiq menjëherë.

Në vendngjarje u bllokua në cilësinë e provës materiale pistoleta dhe prova të tjera materiale.

Rivelino, i cili njihej edhe me emrin Ervin, mbante mbiemrin e së ëmës Heqimi. Kohët e fundit, fill pas daljes nga burgu, jetonte në apartamentin e së ëmës, Verës, e cila jetonte e vetme, në katin e parë të një pallati parafabrikat në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit, jo më larg se 300 m largësi nga vendi i parkimit, ku u vra.

25 prill 1994/ Rivelino Heqimi vrau Bledar Brahimin

Shkonte në kinoteatër, sulmohet dhe vritet

FIER – Burimet e policisë së Fierit, të konfirmuara edhe nga prokuroria, kanë bërë të ditur dje hollësi, të dosjes së vrasjes së Bledar Brahimit, nga Rivelino Heqimi.

Vrsja e Bledarit

Sipas kësaj dosjeje, mësohet se ditën e krimit, pikërisht më 25 prill 1994, Bledar Brahimi ishte duke shkuar me shokun e tij Altinin, në Kinoteatër.

Ka qenë ora rreth 14.30, dhe Bledari sapo kishte dalë nga shtëpia, ku banonte, në lagjen “Liri Gero” në Fier.

Pikërisht, para shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” (Pedagogjikja), Rivelino i kishte dalë përpara dhe i kishte këkruar të shkëputej pak çaste nga shoku.

Pas një debati, mësohet se Rivelino i ka kërkuar Bledarit “pse s’bëhesh shok me mua”. Pas kësaj i ka ngulur thikën, duke i shkaktuar vdekjen.

Gjykimi i Rivelinos

Pas vrasjes së Bledar Brahimit, Rivelino Heqimi (Ervin Naka), është arrestuar vetëm pas një viti, pikërisht në datën 10 prill 1995. Pas gjykimit 1-vjeçar Rivelino u dënua me 12 vjet burg dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës deri në 1997.

Në datën 13 mars 1997 në trazirat e këtij viti dhe shpërthimit të burgjeve, Rivelino Heqimi u largua nga burgu ku kryente dënimin dhe shkoi në Greqi, ku dyshohet se kreu edhe vrasjen e xhepistit nga Tirana.

Në Greqi ai u martua me Ornelën dhe lindi dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë. Është kthyer nga Greqia në Shqipëri në 1998 dhe u arrestua si person në kërkim për vrasjen e Bledar Brahimit.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se Rivelino Heqimi nuk e ka kryer të plotë dënimin për vrasjen e Bledar Brahimit.

Nga Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit, me vendim nr. 68 të datës 22.04.2004, Rivelino Heqimi u ridënua për periudhën e mbetur të dënimit që ishte 1 vit, 1 muaj e 17 ditë.

Pas kryerjes së këtij dënimi, vetëm pak ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›