Vetëm një dhures ditën e Dhurimit të Gjakut

16/06/2005 Nevojat për gjak janë shtuar disa herë
DURRES - Vetëm një dhurues gjaku është paraqitur në spitalin
e Durrësit në Ditën e Dhurimit të Gjakut.
Një fakt i tillë i pohuar nga drejtori i spitalit të Durrësit, Kristaq Huta, është justifikuar me nivelin e pamjaftueshëm të ndërgjegjësimit të popullatës në qytetin bregdetar për të dhuruar gjak. Ka qenë një
vajzë e moshës së re, ajo që ka trokitur në xhamin e derës së bankës së gjakut, duke afruar falas një njësi gjaku në sasinë 400 gr.
Sipas bluzave të bardha, që kanë konservuar gjakun e dhuruar pa shpërblim, vajza e kishte rast të përsëritur dhe ajo vinte nga auditoret e universitetit.
Por ky ka qenë i vetmi rast në Ditën e Dhurimit, ndërkohë që bluzat e bardha janë shprehur se prisnin që gjak të dhuronin edhe punonjës të institucioneve, drejtues të shoqatave joqeveritare
etj.
Nevoja për gjak, sipas mjekëve të kirurgjisë, është shtuar disa herë në Durrës për shumë shkaqe. Ata kanë renditur shtimin e popullsisë, shifrat e larta të aksidenteve, rritjen e numrit të femrave të shtruara në maternitet etj. Por, ajo që mjekët mendojnë se ka ndikuar drejtprdrejtë në kërkesën e veçantë për të
pasur gjak të gatshëm, është statusi i veçantë i spitalit. Që prej një viti, spitali i Durrësit, pas të drejtës së fituar të statusit të Qendrës Universitare, ka rritur gamën e operacioneve tejet të ndërlikuara.
Pikërisht një stad i tillë nuk ka ecur në të njëjtën linjë për sa i përket konservimit të gjakut të dhuruar qoftë edhe me pagesë. Pasi është deklaruar se nevojat për gjak janë mbuluar në forma të ndryshme, kryesisht nga familjarë të pacientëve, dhuruesve me pagesë dhe mjekë e inferemierë të spitalit të Durrësit, Huta
ka bërë apel në ndjeshmërinë qytetare.
“Ne nuk jemi ndier të befasuar në ansjë lloj rasti gjatë operacioneve të planifikuara, apo atyre të detyruara, pasi kemi pasur rezerva kryesisht nga dhurues me pagesë”, ka thënë Huta, i cili ka shtuar më tej se kërkesat për gjak janë shtuar shumë vitet e fundit.
“Për shkak të grupit të veçantë të gjakut të pacientit mjekët janë bërë vetë dhurues gjaku jo një herë dhe kjo ndodh veçanërisht rastet e urgjencave për ndërhyrje kirurgjikale, kur vinë të aksidentuar apo të plagosur”, ka vijuar Huta.
Nga ana tjetër, ai ka pranuar se numri i dhuruesve falas të gjakut është shumë i vogël, ndërkohë që shifrat e dhuruesve me
pagesë janë krejt të tjera.
Por edhe në këtë drejtim Huta ka apeluar që raporti i dhuruesve falas do të duhet të jetë më i lartë se numri i personave që
afrojnë gjakë me lekë.
Dhuruesit më të shumtë, me pagesë
Në 5 muaj, 380 dhurues gjaku
Dhuruesit e gjakut në 5 muaj e gjysmë të këtij viti mundën të mbulojnë kërkesat e pavionit të kirurgjisë për gjak. Pjesa më e madhe është mbuluar nga dhurues me pagesë, të cilët për një njësi gjaku, në sasinë 400 ml, marrin një shpërblim në 4000 lekë. Sipas statistikave që ka banka e gjakut që nga janari në spitalin e Durrësit kanë afruar gjak 380 dhurues, ndërkohë që ky raport mes dhuruesve me pagesë dhe atyre që afrojnë gjak pa shpërblim është në anë të të parëve.
Nga shifra e mësipërme, 240 prej tyre janë qytetarë që janë paguar për gjakun e dhënë, ndërsa 98 të tjerë janë familjarë dhe të afërm të pacientëve që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar.
Nisur nga statistikat, pjesa tjetër e mbetur nga shifra e mësipërme i përkasin dhurimit nga uniformat blu të Durrësit dhe oficerëve e nënoficerëve të Forcës Detare, ndërkohë që vetëm 5 qytetarë i janë drejtuar në mënyrë të vullnetshme dhurimit të gjakut.
Bluzat e bardha kanë shpjeguar se në bankën e gjakut në
momentin që dhurohet gjak dhuruesit i bëhen analizat e HIV AIDS, hepatitit B dhe C, sifilizit dhe hemoglobinës, ndërkohë që kampionet e çdo dhuruesi dërgohen në Tiranë në qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut dhe kthehen në spitalin e Durrësit të shoqëruar me çertifikatë përkatëse për t’u vënë në shërbim të pacientëve.