E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: Nuk mund të rrimë peng i qeverisë dhe opozitës

12/11/2009  Unioni i Gjyqtarëve akuzon politikën për zvarritjen e ligjit

“Është viti i dytë që nuk mblidhet Konferenca e Gjyqësorit dhe askush smban përgjegjësi”

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë bën përgjegjës qeverinë dhe opozitën për zvarritjen e projektligjit për Konferencën Kombëtare Gjyqësore, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë pavarësinë e sistemit. Në një prononcim për mediet, anëtari i kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha sqaron se takimi i gjithë gjyqtarëve më 5 dhjetor nuk konsiderohet si konferencë kombëtare, por prej saj me vendim mund të mblidhet ky organizëm. “Mbledhja e Konferencës Gjyqësore kombëtare është në harmoni edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse respekton ato dy gjëra për të cilat ligji për Konferencën Gjyqësore është atakuar në Kushtetuese. Kryesorja është përfaqësimi i gjithë gjyqtarëve. Pse është vonuar miratimi? Është absolutisht faji i qeverisë. Është viti i dytë që nuk po mblidhet Konferenca Gjyqësore. Për gjyqësorin kjo sjell prishjen e imazhit të tij. Gjyqtarët nuk dinë të vetadministrohen. Vetadministrimi nuk ka të bëjë me fakte të tjera përveçse rregullimit të jetës së brendshme të tyre. Ne në këtë pikë nuk i mbivendosemi Kuvendit. Ne nuk bëjmë ligje. E shumta ne do të bëjmë një rregullore, e cila nuk është ligj. Ne nuk i marrim kompetencat Kuvendit të Shqipërisë, por nuk mund të rrimë peng i qeverisë dhe opozitës, sepse ato nuk mund të zgjidhin problemet e tyre. Teorikisht ekziston mundësia që opozita ka të drejtë të mos futet deri më 2013-n në Parlament. Gjatë kësaj periudhe do të mbarojnë edhe mandatet e anëtarëve të tjerë KLD-së, atëherë çfarë do të bëjmë?” - tha Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›