BSPSH në protestë për pushimin e 400 punonjësve të OSSH-së
12/11/2009 Po tentohet të punësohen militantë partiakë
SHKODER- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPSH), dega Shkodër ka dalë me një deklaratë për shtyp, me anë të së cilës ka kundërshtuar vendimin e OSSH-së për nxjerrjen pa punë të 400 punonjësve të saj në shkallë vendi. Sipas kreut të kësaj sindikate, Albert Tukaj, zbatimi i këtij vendimi do të shkaktojë reagimin e të gjithë anëtarëve të Sindikatës së Pavarur dhe jo vetëm sindikalistëve të sektorit të energjetikës shqiptare. Reagimi nuk do të jetë thjesht me anë të kërkesave, por do të shoqërohet me protesta të fuqishme.
“Jemi të informuar për këtë reformë. Sipas nesh, kjo reformë është e gabuar dhe e qëllimshme në dëm të sindikalistëve. Ne si BSPSH mbështesim fuqishëm çdo hap që ka ndërmarrë sindikata e pavarur e OSSH-së në rajonin e Shkodrës. Pra, BSPSH do të mbështesë fuqishëm, në rast se lind nevoja, të gjitha protestat që do të përfshijnë Shkodrën, Pukën, Malësinë e Madhe, Fushë Arrëzin, Vaun e Dejës dhe Lezhën”, theksoi kreu i BSPSH-së dega Shkodër, Albert Tukaj. Njëkohësisht, kreu BSPSH-së së Shkodrës, Tukaj theksoi se kundërshtia ndaj kësaj reforme vjen jo vetëm për faktin se do të nxirren pa punë 400 punonjës sindikalistë në të gjithë vendin, por edhe sepse reforma në OSSH do të sjellë pushimin nga puna të punonjësve specialistë dhe me eksperiencë për tu zëvendësuar me militantë partiakë.