E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hoxha”, kërkohet dëshmia e Loshajt dhe 4 shqiptarëve në Itali

Në seancën e rradhës për cështjen “Remzi Hoxha” që u zhvillua sot, prokurori Xhevat Hana ka kërkuar dëshminë e Avdyl Loshajt dhe 4 shqiptarëve që ndodhen në Itali dhe që kanë dijeni për lëvizjet e fundit të Hoxhës. 

TIRANE- Në seancën e rradhës të zhvilluar këtë të premte për cështjen e Remzi Hoxhës, prokurori i cështjes Xhevat Hana ka kërkuar që prokuroria italiane të sigurojë me letër porosi dëshmitë e katër shtetasve shqiptarë që ndodhen në Itali dhe që kanë dijeni për lëvizjet e fundit të Remzi Hoxhës, pak para rrëmbimit nga ish oficerë të SHIK-ut në vitin 1995.
Prokurori nuk bëri të ditur emrat e dëshmitarëve por tha se ata paraqesin të dhëna kyce për zbardhjen e tragjedisë së vitit 1995, kur agjentë të SHIK-ut rrëmbyen, torturuan dhe më pas zhdukën biznesmenin shqiptaro -maqedonas Remzi Hoxha si dhe dy shtetas të tjerë, Ziso Kristopuli dhe Avdyl Loshaj.

Prokurori Hana i kërkoi gjithashtu gjykatës të sigurojë edhe dëshminë me anë të një videokonference të Loshajt, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende. Dyshohet se Loshaj është në Hollandë por prokuroria i kërkoi gykatës të sigurojë të dhëna të sakta mbi vendndodhjen e tij dhe dëshminë përmes videkonferencës.
Në tetor 1995 Loshaj është shoqëruar në ambientet e Shërbimit Informativ Kombëtar, dega Tirane dhe është hedhur nga kati i dytë i saj.
Loshaj u gjet nga policët e drejtorisë së policisë së Tiranës, në territorin e tyre dhe u shoqërua më pas për në spital, pa ditur se si kishte përfunduar aty.
Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe të pandehurit e tjerë të kësaj ceshtjeje akuzohen edhe për urdhërin e dhënë për shoqërimin e padrejtë ndaj Loshaj dhe torturimin e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›