E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia është një kleptokraci

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 13:30

Greqia është një kleptokraci dhe bankat bashkë me burokratët e bankës qendrore evropiane janë bashkëpunëtor.

Pavarësisht humbjeve financiare dhe analizave politike ndaj Greqisë, duket se asnjë nuk e ka vënë re të vërtetën: Greqia është një kleptokraci.

Sa për një rifreskim sqarojmë termin e kleptokracisë dhe pyeteni veten nëse nuk i shkon për shtat Greqisë.

Kleptokraci, në alternativë cleptocracy ose kleptokrachy, nga greqishtja e lashtë, qëndron për “hajdut” dhe “qeverisje”, është një term i aplikuar subjekteve qeveritare që kontrollojnë mashtrimet dhe përparojnë falë korrupsionit qeveritar, për të rritur mirëqenien personale dhe fuqinë politike të klasës drejtuese, me përvetësimin e fondeve shtetërore në dëm të popullatës, ndonjëherë pa pretekstin e një shërbimi të ndershëm. Termi do të thotë “qeverisur nga hajdutët”.

Duke qenë kleptokrat, grekët nuk e kishin ndërmend ndonjëherë të shlyenin borxhet nga xhepi i tyre, prandaj shteti u detyrua ti drejtohej Bankës Qendrore të Evropës dhe tatimpaguesve gjermanë, për të mos falimentuar.

Kleptokratët grekë e dinin që në fillim se tatimpaguesit gjermanë, holandezë dhe francezë ishin objektiva të lehtë, duke ditur shumë mirë që elita e Bashkimit Evropian do të bënte gjithçka për të shpëtuar euron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›