E Shtunë, 31 Tetor 2026

Christine Lagarde drejtuesja e re e FMN-se

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të drejtohet nga ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde. Sikundër pritej Këshilli administrativ i FMN-së zgjodhi unanimisht 55-vjeçaren si drejtoreshën e re. Francezja Lagarde është gruaja e parë në post drejtues që kur organizmi i Kombeve të Bashkuara me 187 anëtarë u themelua në  1944.

Mesazhin e parë pas emërimit lagarde ia drejtoi Greqisë: “I bëj apel opozitës politike në  Athinë që të  bashkohet e të arrijë një  mirëkuptim  kombëtar me partinë aktualisht në pushtet. Bëhet fjalë vërtet për fatin e një kombi, sigurinë e tij e mendoj se në një  moment si ky  duhen  lënë  mënjanë divergjencat e mëdha apo të vogla politike”.

Ajo e merr zyrtarisht detyrën e re më 5 Korrik. Lagarde zëvendëson në këtë post, Dominique Strauss-Kahnin, i cili në Maj dha dorëheqjen për shkak të akuzave për abuzim seksual.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›