Hoxhaj: Serbia po sfidon stabilitetin në rajon

“Është momenti i fundit për Serbinë që ta definoj interesin nacional mbi zhvillimin ekonomik dhe integrimin politik, dhe jo ta definoj interesin nacional mbi parimin territorial”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Serbia deri më tani, asnjëherë nuk ka qenë e gatshme të ketë bashkëpunim me Kosovën. “Nuk mund të ketë qetësi në Ballkan e as në Kosovë nëse Serbia vazhdon të mbaj struktura Ilegale, paramilitare në veri të Kosovës”, tha Ministri.
Hoxhaj ka folur edhe për procesin e suksesshëm të integrimit të minoriteteve në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Kosovës , si dhe për faktin se tashmë Pakoja e Ahtisaarit është implementuar në mbi 95 % të saj.
“Veriu është cepi i vetëm në Evropë ku nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, ku nuk ka pas numërim të popullatës, ku nuk ka pas qeverisje lokale... Pakoja e Ahtisaarit është zgjidhja e vetme për veriun, sepse u jep më shumë të drejta serbëve se çdo minoritet tjetër në Evropë”, tha Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, gjatë intervistës për gazetën finlandeze, “Helingin Sanomat".