Prandelli e pret Rossin

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka siguruar sulmuesin e lënduar Giuseppe Rossi se është ende pjesë e planeve të tij për Euro 2012.
Ylli i Villarrealit mund të mungojë për gjashtë muaj pas nënshtrimit të operacionit të gjurit të enjten. “Është lajm i keq për të dhe për ne, por do ta presim” tha Prandelli.
“Ai vetëm duhet të përqendrohet në rikuperim nga lëndimi dhe të jetë i qetë. Ne të gjithë e presim rikthimin e tij në fushë”, shtoi ai. Rossi ka qenë rregullisht pjesë e Azzurrëve prej kur Prandelli e zëvendësoi Marcello Lippin në detyrë pas Kampionatit botëror 2010.