E Diel, 1 Nëntor 2026

Jackobson: Bisedimet relaksojnë marrëdhënjet e dyja shteteve

Ambasadorja amerikane, Trasey Jackobson, ritheksoi se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të udhëhiqën nga Bashkimi Evropian por një rol të rëndësishëm në këto bisedime do të luajnë edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Jackobson theksoi se pas takimit që ka zhvilluar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Cathrine Ashton me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, procesi i dialogut do t ëjetë më i qartë. Ambasadorja amerikane përsëriti se përveç BE-së rol të rëndësishëm në këtë proces do të luajnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bisedimet janë me rëndësi për të dyja palët. Është me rëndësi që të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për këtë proces të dialogut, e i cili si përfundim do të ketë relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Cathrine Ashton, ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentin serb Tomislav Nikoliç dhe në vazhdim do të kemi një qartësi më të madhe rreth këtij procesi. Bisedimet do të udhëhiqen nga BE-ja por rol të rëndësishëm do të luajnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë proces”, theksoi ajo.

Ambasadorja amerikane i bëri këto komente në Prizren ku edhe vizitoi njërën ndër bizneset e rralla që eksportojnë prodhimet e tyre në Serbi dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›