E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja si një familje

David Villa ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij nga përfaqësuesja e Spanjës duke thënë se i konsideron si anëtar të familjes pas rikthimit të tij nga lëndimi serioz.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi rikthimin në Kombëtare pas frakturës në këmbë që pësoi në dhjetorin e vitit të kaluar, duke realizuar në fitoren 5-0 ndaj Arabisë Saudite të premten.

“Ishte një moment i veçantë për mua pas rikthimit nga lëndimi. Më kanë munguar bashkëlojtarët e Kombëtares. Fatmirësisht jam kthyer dhe ndihem i lumtur. Ky ekip është pjesë e familjes time”, deklaroi Villa për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›