E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder nuk largohet nga Interi

Wesley Sneijder ka insistuar se dëshiron të mbetet në Inter së paku deri në skadimin e kontratës së tij më 2015. Mesfushori holandez spekulohej me transferim në Manchester United gjatë verës.

Por, 28 vjeçari ka deklaruar për Gazzetta dello Sport se dëshiron të mbetet në gjigantin milanez.

“Dua të qëndroj në Inter. Kurrë nuk kam menduar seriozisht për largim nga klubi. Më pëlqen skuadra, qyteti, klubi si dhe trajneri”, u shpreh ai. I pyetur rreth përfundimit të karrierës te ish skuadra e tij Ajax, Sneijder shtoi: “Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por tani është herët të mendoj rreth kësaj”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›