Hoxhiq: Ndalni sulmet ndaj Zyrës Administrative në veri

Në shenjestër të sulmit të mbrëmshëm në veriun e Mitrovicës ka qenë punonjësi i Zyrës administrative të Qeverisë Kosovës Tahir Memoviq, ka deklaruar shefja e Zyrës Adriana Hoxhiq.
Në një deklaratë për mediat serbe Hoxhiq ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë në veriun e Mitrovicës, duke vlerësuar se ashiqare qëllimi ishte që të destabilizohet situata në Mitrovicë dhe të frikësohen qytetarët.
Edhe koordinatorja për punët e Zyrës për Kosovën Zllata Radovanoviq ka dënuar sulmin më të ri me bombë në Mitrovicë dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare si dhe dhe Qeverisë së Serbisë që të reagojnë për të ndaluar sulmet që në këtë qytet ndodhin nga nata në natë.
“Natyrisht këtë e dënojmmë më së ashpri dhe u bëjmë thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX, që kësaj radhe menjeherë dhe patjetër të gjejnë autorët dhe t’i dënojnë në përputhje me misionet e tyre “, ka dekluruar Radovanoviq.
Siç njofton B92, punonjësit e Zyrës administrative gjenden në mënyrë konstante në shenjestër të sulmuesve, kurse incidenti më i rëndë ndodhi para tre muajve kur nga me armë është hapur zjarr ndaj Dushan Milisavleviqit, i cili është qëlluar në këmbë. Përveç sulmeve të këtij lloji, janë shpeshtuar sulmet ndaj pronës së luajtshme të punonjësve të kësaj Zyre, duke marrë flakë shumë automobila brenda muajve të kaluar në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan./Indeksonline/