E Diel, 1 Nëntor 2026

Pribiçeviq: Kompromisi i radhës për të dyja palët shumë problematik

Çdo kompromis i radhës, edhe i Beogradit edhe i Prishtinës, thelbësisht është problematik për të dyja palët, vlerëson analisti serb Ognjen Pribiçeviq, ish –ambasador në Berlin.

“Po vjen një raund shumë kompleks dhe i pasigurt negociues. Kompromisi eventual mund të ishte , të themi, serbët marrin statusin si gjermanët në Belgjikë. Pra, të kenë parlamentin, qeverinë, ar simin, shëndetësinë, sistemin komunal, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda legjislacionit të Kosovës, por pa njohjen e Kosovës. Kështu edhe njëra edhe pala tjetër do të bëjnën ndonjë koncesion”, ka thënë Pribiçeviq për gazetën “Novosti”.

Sipas gazetës, enfe nuk është arritur: kompetenca e bshkësisë së komunae serbe, mënyra e zgjedhjes së bashkësisë së komunave serbe, ligjet dhe fushat për gjykatën në Mitrovicë, prefiksi i numrit telefonik për Kosovën, pronësia mbi stacionet bazë për telefoninë mobile, niveli i mbrojtjs për oficerët për lidhje në Beograd dhe Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›