E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takohet me Berishën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Thaçi do të pritet nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin pas takimit do të dalin para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mësohet se dy kryeministrat pritet të diskutojnë mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë, do të ritheksojnë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushjen e plotë të axhendës europiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›