Hoxholli: Zgjedhja e Muçës, e manipuluar
Myftinjtë kundërshtojë rizgjedhjen e Selim Muçës duke akuzuar për një proces jo demokratik dhe të paracaktuar
TIRANE- Kundërshtarët e kreut të Komunitetit Mysliman, Selim Muça, kanë kundërshtuar dje rizgjedhjen e tij. Ilir Hoxholli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, pjesëmarrës në mbledhjen e djeshme zgjedhore e ka cilësuar të gjithë procesin të komprometuar dhe antidemokratik.
"Mungesa e demokracisë u vërejt edhe në moslejimin e medias të merrte pjesë në mbledhje, por vetëm në fillim dhe më pas ata u nxorën jashtë me ngulm",- tha Hoxholli. Më tej ai pohon se raporti u lexua dhe u miratua në një kohë rekord prej vetëm 10 minutash nga prezantimi i tij, duke mos pasur asnjë diskutim apo reagim mbi këtë shkak.
"Selim Muça, para pesë vitesh premtoi se do të ngrinte Universitetin Islam në vend, që nuk e ka realizuar, se do të ngrinte Xhaminë e Madhe, por nuk ka dërguar asnjë projekt në Bashkinë e Tiranës, për këtë qëllim",- pohon Hoxholli. Ai ka përsëritur të njëjtin qëndrim të deklaruar edhe më parë nga grupimi që mbështet lëvizjen kundër kreut të rizgjedhur, duke pohuar se e gjithë procedura pritej të ishte një manipulim në zgjedhjen e kreut të ri.
Sipas tij, ka nisur një proces i mbledhjes së firmave për një peticion që do t'i dërgohej Gjykatës së Tiranës, si shqetësim i të gjithë myslimanëve. Më tej në lidhje me mbledhjen e djeshme ai tregon se asnjë prej kandidatëve, që u të futën në garë nuk është publikuar dhe bërë i njohur për publikun.
Madje asnjë prej tyre nuk kishte bërë më parë një prezantim në xhamitë e vendit për të parashtruar platformën e tij mbi mënyrën se si do të qeverisej në të ardhmen Komuniteti Mysliman. "Dy kandidaturat që dolën si rivalë kundrejt Selim Muçës, ishin të kandiduar prej vetë atij. Një prej tyre është inspektor në KMSH, dhe tjetri ...........................................inspektor në KMSH.
"Ne nuk kemi asgjë kundër nëse do të rizgjidhej apo jo Selim Muça kryetar. I gjithë shqetësimi ynë mbetet tek mënyra e përzgjedhjes së kreut të Komunitetit Mysliman",- përfundoi Hoxholli.