E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e trafikut të fishekëve në Gërdec

Tragjedia e Gërdecit që i mori jetën 26 personave dhe plagosi pothuajse 300 të tjerë ka mbërritur në epilogun e saj. Prokuroria ka ngritur akuzën zyrtare për 29 persona, të cilët konsiderohen përgjegjës për atë që ndodhi më 15 mars të vitit të kaluar.

Kërkesa e plotë për gjykim është dorëzuar në gjykatë dhe "Shekulli" disponon një prej kopjeve të saj, e cila do të paraqitet në disa pjesë për lexuesin duke nisur që sot e në ditët në vijim. Më poshtë "Shekulli" publikon pjesë nga dosja hetimore duke i lënë bruto, siç i kanë shkruar hetuesit, pa bërë asnjë ndryshim ose koment.

Në to shpjegohet qartë roli i Fatmir Mediut në këtë tragjedi, kush ishte njeriu që përgatiti të gjitha ligjet që të krijohej Gërdeci dhe si u abuzua me fondet shtetërore.


Ngjarja


Ngjarja e ndodhur me datë 15 mars 2008, në ambientet e "IshBrigadës së Tankeve" në GërdecTiranë, ku ushtronte aktivitetin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve shoqëria "ALBADEMIL" sh.p.k, për nga përmasat dhe shtrirja e saj; për nga pasojat tejet të rënda njerëzore, materiale, sociale dhe psikologjike; për nga dëmtimi i interesave materiale dhe jo materiale të shtetit, si dhe për nga cenimi i një sërë marrëdhëniesh të tjera shoqërore të mbrojtura posaçërisht me ligj, konsiderohet një nga ngjarjet më tragjike të viteve të fundit, e cila krijoi një situatë tejet të rëndë humane, sociale, ekonomike, psikologjike, ekologjike, si dhe cenoi rëndë sigurinë në gjithë rajonin dhe më gjerë.


Shpërthimet masive, në këtë ngjarje, të lëndëve plasëse dhe djegëse: barut 1067,855 ton; djegore të tipave të ndryshme 286 476 copë dhe predha municionesh/shtimjesh 4365,335 ton, me mbushje tritol (TNT) 795,609 ton, të depozituar në këtë ambient - rajon, afër qendrave të banuara, objekteve sociale, bizneseve, rrugëve nacionale, stacionit hekurudhor Vorë, aeroportit "Nënë Tereza" Rinas, etj, ka shkaktuar: vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 personave, plagosjen e lehtë të 109 personave, dëmtime të parëndësishme të 67 personave dhe dëmtime të tjera të pa klasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qendra mjekësore.

Gjithashtu, ka shkatërruar dhe dëmtuar pasuritë në vlerë 2 243 843 616 lekë, që përfaqëson pasuri të shtetasve në vlerë 2 141 343 616 lekë, si: banesa, orendi të tyre, ferma bujqësore e blegtorale; si dhe pasuri shtetërore/publike në vlerë 102 500 000 lekë, si: objekte sociale dhe orendi të tyre.


Shpërthimi


Më datë 15 mars 2008, rreth orës 12:00, sapo kishte filluar pushimi i drekës, disa punëtorë kanë filluar me nxitim transportimin e baruti, i cili ishte i paketuar në thasë plastikë i ndodhur në natyrë, në një sasi të madhe në sheshin e kapanonit.


Ndërkohë, në këtë ambiente janë shfaqur flakët e para, pranë një karroce, e cila ka qenë e ngarkuar me disa thasë me barut, pranë një grumbulli thasësh baruti. Kjo karrocë përdorej nga grupi i punës i të ndjerit Qemal DELIUT.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se kjo karrocë është salduar nga i ndjeri Qemal DELIU në banesën e tij, disa minuta para se të shfaqej zjarri. Zjarri ka filluar të përhapej me shpejtësi në drejtim të kapanonit.


Punëtorët duke shikuar se ishte e pamundur qe të shuhej kjo vatër zjarri kanë filluar te largohen nga dy drejtime kryesore qe ishin porta e hyrjes në ndërmarrje dhe nga një porte anësore e kapanonit.


Në këto momente ka ndodhur shpërthimi i parë në sheshin para kapanonit, i cili është pasuar nga shumë shpërthime të tjera të një pas njëshme, për shkak të sasive të mëdha të barutit të depozituar, si në ambientet para dhe brenda kapanonit, ashtu dhe në të gjithë territorin e "IshBrigadës së Tankeve" ku ushtronte aktivitetin shoqëria ALBADEMIL shpk.


Abuzimi me firmën amerikane


Në hyrje të parashtrimit të fakteve kriminale në këtë kërkesë për gjykim, po paraqesim faktet që provojnë veprimtarinë e kundërligjshme, personat e pandehur të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, dashjen e tyre në realizimin e saj dhe qëllimin e posaçëm kriminal të tyre, në realizimin e përfitimeve të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe ALBADEMIL shpk nëpërmjet shitjes së municioneve me gëzhojë tunxhi, për çmontimin dhe çmilitarizimin.

Kjo, sepse: Përzgjedhja e kompanisë amerikane SAC inc, nga i pandehuri Fatmir MEDIU dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari kriminale, ka qenë e paracaktuar për tu përdorur si fasadë për publikun dhe për institucionet e tjera, me qëllim krijimin e perceptimit të rremë se do të realizohej një proces transparent, ligjor dhe që do të garantonte çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve brenda standardeve për sigurinë publike, që zakonisht e ofrojnë shoqëritë e huaja në këtë fushë, ndërkohë që provohet se në fakt është konsideruar domosdoshmëri dhe janë marrë të gjithë masat që ky proces të realizohej nga person juridik i pandehur, shoqëria ALBADEMIL shpk, e përfaqësuar nga i pandehuri Mihal DELIJORGJI.


Iniciimi dhe miratimi i procesit administrativ përfshi dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave, për të normuar shitjen e municioneve për çmontim dhe çmilitarizim shoqërisë SAC inc, por që në fakt ky projekt do të realizohej nga shoqëria ALBADEMIL shpk., në relacionin dërguar Këshillit të Ministrave (KM) bashkëlidhur projektvendimit të KM të iniciuar dhe firmosur nga i pandehuri Fatmir MEDIU dhe të përgatitur nga bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari kriminale, është argumentuar se ky proces nuk do të kishte faturë financiare për buxhetin e shtetit, por do të sillte vetëm të ardhura ekonomike për shtetin, ndërkohë që hetimet kanë provuar se ky proces është planifikuar, urdhëruar dhe realizuar në interes të përfitimeve të padrejta materiale për shoqëritë SAC inc dhe ALBADEMIL shpk., proces i cili në fakt i ka shkaktuar shtetit dëmtime materiale të rëndësishme në vlerë 1 323 600 354 lekë.


Roli i Mediut


I pandehuri Fatmir MEDIU, për të realizuar synimet e tij kriminale në interes të përfitimeve të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë amerikane SAC inc, ka iniciuar hartimin dhe ka miratuar disa akte nënligjore. Ai ka iniciuar një projektvendim të Këshillit të Ministrave dhe ka miratuar projekturdhra, të cilët kanë orientuar dhe urdhëruar realizimin e procesit të shitjes së municioneve për çmontim dhe çmilitarizim në përmbushje të kërkesës/ofertës të përmendur më sipër, kërkesë/ofertë e cila është përgatitur nga i pandehuri Ylli PINARI, bashkëpunëtor i ngushtë dhe i afërt i tij.


Në përgatitjen e projektvendimeve të Këshillit të Ministrave dhe projekturdhrave të tij, i pandehuri Fatmir MEDIU ka bashkëpunuar me një pjesë të stafit të ngushtë/afërt të tij, të pandehurin Ardian MULLAHI, ishSekretar i Përgjithshëm i MM, Shkëlzen MADANI ishdrejtor i DMIBMsë, Ylli PINARI, ishdrejtor i MEICOs, Dashnor ÇAUSHI, ishdrejtor i Drejtorisë së Llogjistikës në SHPFA, Armand TARTARI drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Programimit, Buxhetimit në MM, si dhe në bashkëfajësi me të pandehurit Ndue MARKU, ishdrejtor i DHLMK, Luan HOXHA ishshef i SHPFA, Agim LALA, ishzv/shef i SHPFA, Hilmi LACAJ, ishshef i ArmatimMunicioneve në Drejtorinë e Logjistikës në SHPFA. Në këtë proces administrativ i pandehuri Fatmir MEDIU ka miratuar disa projekturdhra, duke shmangur përfshirjen e strukturave dhe hallkave të domosdoshme që duhet të ishin pjesë e hartimit të tyre.


Në vijim të synimit kriminal në interes të përfitimeve të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL shpk, nëpërmjet shoqërisë SAC inc, i pandehuri Fatmir MEDIU, në janarshkurt 2007 ka iniciuar dhe organizuar përgatitjen e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave dhe praktikën shoqëruese, duke bashkëpunuar me të pandehurit Ardian MULLAHI, ishSekretar i Përgjithshëm i MM, Shkëlzen MADANI ishdrejtor i DMIBMsë dhe Ylli PINARI, ishdrejtor i MEICOs. Për të realizuar këtë synim, të pandehurit e përmendur më sipër, kanë vënë në lëvizje strukturat e MM dhe FA.


Procesi i paplotë

<

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›