Riza Malaj, kandidat për deputet në Tropojë
22/05/2005 Përfaqëson Partinë Bashkësia Kombëtare Shqiptare
TROPOJE - Riza Malaj, edhe pse i plagosur vetëm pak kohë më parë, nuk heq dorë nga politika. Pas konkurrimit për postin e kryetarit të Komunës së Bujanit, tetorin e dy viteve më parë, Malaj ka hedhur kandidaturën për deputet të Tropojës, duke përfaqësuar Partinë Bashkësia Kombëtare Shqiptare.
Ai ka shpallur dje publikisht kandidaturën e tij nën emrin e kësaj partie, që është krijuar dhe është regjistruar në gjykatë në vitin 1996.
Mitingu i prezantimit të kandidtaturë së Malajt është zhvilluar në pallatin e kulturës në Bajram Curri. Në sallën e mbushur merrte pjesë edhe kryetari i Partisë së Bashkësisë Kombëtare Shqiptare, Henri Perolli.
Në fjalën e tij, Perolli i bëri një ekspoze figurës së Riza Malajt, ndërsa duke ftuar banorët e Tropojës të votojnë këtë kandidaturë, shprehu sigurinë në fitoren e tij.
Në emër të kandidatit, përshëndeti Agim Malaj, vëllai i Rizait, i cili falenderoi drejtuesit e partisë, për besimin, por edhe banorët e Tropojës për mbështetjen.
Ndërkaq, Riza Malaj ndodhet nën masën e arrestit në spitalin e burgut të Dobrovë në Kosovë, për disa akuza të ngritura ndaj tij nga prokuroria shqiptare. Riza Malaj u arrestua disa javë më parë në spitalin e Gjakovës, ku shkoi për mjekim pas vetëplagosjes me tritol. Malaj ishte duke peshkuar në lumin Valbona, që kalon pranë shtëpisë së tij, kur tritoli i ka shpërthyer në duar. Si pasojë, atij iu dëmtuan rëndë të dy duart.