E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ledino Çelo heq Shqipërin nga Eurovizioni

22/05/2005  Mbrëmë në Kiev, në mes 24 vendeve të natës finale në Festivalin e Evropian, Ledina Çelo ka zënë vendet e fundit; Maqedonia sërish na ka përkdhelur me 12 pikë; Këngëtarja greke çon Eurovizionin në Greqi

Hapje elektrike me Ruslanën në natën finale të Eurovizionit. Mbi 40 milionë shikues nga e gjithë Bota kanë ndjekur mbrëmë performancën e 24 vendeve që unifikojnë Evropën në Festivalin e 50-të.

Ngjarja për vendin tonë ka qenë përfaqësimi i Ledina Çelos me këngën “Nesër shkoj”, kompozuar nga Adrian Hila, me tekst të Pandi Laços, e cila ka zhgënjyer gjithë shqiptarët duke e lënë Shqipërinë në vendet e fundit. Ku pikët na i ka shtuar vetëm votimi prej 12 pikësh, sërish, i Maqedonisë.

Ndërsa grekja Helena Paparizou ka marrë Kupën e Festivalit, duke e transferuar organizimin e tij, për vitin që vjen, në Greqi.

Komentet e festivalit për këtë vit e ka zënë harta e madhe e shteteve pjesëmarrëse në Eurovizion. Ku vendi ynë ka pasur gjithashtu mjaft polemika. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, dhe që specialistët e muzikës e kanë thënë me bindje ishte vërtet aksenti në gjuhën angleze i këngës. Në shqip kënga mund të kishte qenë më shpërthyese, qoftë dhe për këngëtaren.

Çelo pat kaluar në Kiev dhe sprovën e paraqitjes në një konferencë për shtyp.

Dhe atje, ky prezantim shqiptar nuk ka kaluar pa polemika dhe zhurmën e kritikëve, të cilët janë shprehur me mjaft rezerva, madje duke e cilësuar si produksion të shëmtuar koreografinë shqiptare, të përgatitur nga Arjan Sukniqi.

Paraqitja e Ledinës, e ngrirë, nën kornizën e gjuhës angleze siç duket nuk ka tërhequr zemrën e jurive të vendeve pjesëmarrëse. Vetëm Serbia dhe Mali i Zi i dha më në fund Shqipërisë 10 pikë, kur ishin mbi 15 vende që nuk i dhanë asnjë pikë. Mjeshtri Zhani Ciko nga komentet në TVSh, ka ngushëlluar publikun shqiptar se fqinjë tanë ishin të mirë, në radhët e fundit të tabelës konkuruese ku pas vendit tonë ishin Franca dhe Gjermania. Ndërsa juria shqiptare e kryesuar nga mjeshtri Zhani Ciko i ka dhënë Greqisë 12 pikë duke ia përforcuar vendin e parë.

Por u vu re se konkurrenca ballkanike ka pjellë dy probleme. Xhelozinë e pjesës së Evropës Perëndimore dhe sfidën e fqinjëve. Sipas votimeve është parë dukshëm tifozeria për t’i dhënë vendeve ngjitur pikët maksimale.

Komentet kanë arritur deri atje sa e kanë cilësuar Eurovizionin e këtij viti jo si festë të këngës, por gati si një arenë politike. Këto debate vjet nuk ishin të kësaj natyre, përpos dyshimeve që u vunë re në natën finale, ku ranë dukshëm në sy mjaft këngë nga Ballkani.

Votimi për fqinjët ishte sërish polemika më e ndezur ndërmjet fansave për Eurovizionin. Po ashtu debatin në mes Qipros, Serbisë dhe Greqisë po e paraqesin si një ndeshje tepër delikate, gati me mbrojtje patetike. Ndërsa xhelozia është fytyra e diskutimeve për pjesëmarrësit në Festivalin Evropian, ku dominojnë këtë vit ballkanasit.

Por ka pasur dhe nga ato komente, të cilat kanë parë prirjet ballkanase për t’u prezantuar me ritmet e folkut. Pothuaj të gjitha vendet ballkanase, si vjet, ashtu dhe këtë vit, kanë marrë nga trevat e tyre për të paraqitur në Eurovizion motive popullore.

Instrumentet orientalë pritet të pushtojnë këtë vit skenën e festivalit në Kiev. Ndërsa dhe kënga shqiptare nuk qëndron jashtë kësaj tendence. Madje, duke parë përfaqësimin e Ruslanës në edicionin e kaluar, kompozitorët shqiptarë menduan se paraqitja e kultivuar nga folku është më përfaqësues për muzikën shqiptare.

Bjellorusia

Anglia

Malta

Rumania

Norvegjia

Turqia

Moldavia

Qipro

Spanja

Izraeli

Serbi-Mal i Zi

Danimark

Suedia

Maqedonia

Ukraina

Rusia

Greqia

Kroacia

Bosnja-Hercegovina

Zvicra

Latvia

Franca

Dy risitë e festivalit; etnosi dhe solistët

Duke iu referuar traditës së festivaleve evropiane specialistët e muzikës kanë veçuar dy risi në këtë edicion të 50-të. E para, shumë e komentuar ishte theksimi i aspektit etnik, duke shkrirë këngën me vallen, sa e vështirë të thuash se është bazuar në këngën apo vallen interpretimit ky festival. Kryesisht kjo thuhet për vendet e bllokut ish-lindor dhe sllavë të influencës ruse. Dhe, e dyta, ishte theksimi i aspektit të të kënduarit të një solisti. Shumë shtete u paraqitën me një solist, të cilët ishin me një vokal të nivelit të lartë. Edhe pse për herë të parë në historinë e 50-të të Festivaleve të Evropianit, kënga e rajonit juglindor të Evropës erdhi e plotë gjeografikisht në këtë edicion. Kjo nga mjeshtri i muzikës Ciko është parë si një ndjeshje që prodhoi vetëm ide të mira, duke pasur parasysh se këto rajone kanë vuajtur nga kundërvënia. “Po të shikosh historinë tonë të marrëdhënies me fqinjët, pavarësisht se për faj të kujt, për të qenë objektivë, kjo frymë, gati lokalizmi, vetëm sa e ndihmon. Por ky është lokalizëm brenda integrimit. Sepse kënga e Maqedonisë vërtet më entuziasmoi, sepse vetëm mbrëmë e zbulova gjatë provave të përgjithshme, se ishte krejt ndryshe gjendja”, thotë Ciko.

Dominimi sllav në Eurovizion

Në Eurovizion 2005, ndryshe nga vjet, domuniuan skenën vendet sllave. Sipas mjeshtrit të muzikës, Zhani Ciko, kjo ishte pasojë e votimit të vjetshëm,ku secili nga vendet sllave ia dhanë komshiut të vet votën dhe kjo solli dominim të tyre këtë vit.

Megjithëse dominon vendet sllave, disa prej këtyre shteteve kishin bërë tentativë të largoheshin nga fryma sllave. Jo vetëm për faktin se kënduan anglisht, por, deri tani dhe vendet e mëdha të këtij rajoni, janë ndërtuar mbi bazën e këtij modeli, që i afron me frymën e këngëve të ndikuar nga Ukraina. Këtu përfshihet dhe mendimi për këngën tonë. Duke parë që vjet këngët sllave ndihmuan njëri-tjetrin për të hyrë në finale, tendenca sivjet ishte për të ikur nga ndikimi i këngës ruse. Përkundrazi ishin të gjithë për t’u afruar frymës perëndimore të trajtimit të këngës, komenton Ciko, kryesisht dhe në ndikimin që kënga të këndohej në gjuhën angleze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›